Aktualitet

Vendimi/ Nga data 20 prill deri më 31 korrik ndalohet peshkimi në disa liqene

Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se ndalohet peshkimi me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie dhe zbarkimi i të gjitha llojeve të peshqve në liqenet e Ohrit (me përjashtim të koranit), Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit.

19 Prill 2023, 22:04 Nga I.A
Vendimi/ Nga data 20 prill deri më 31 korrik ndalohet peshkimi në disa
Foto Ilustruese

TIRANË- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se është ndaluar peshimi në disa prej liqeneve në vend nga data 20 prill deri më 31 korrik 2023. Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se ndalohet peshkimi me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie dhe zbarkimi i të gjitha llojeve të peshqve në liqenet e Ohrit (me përjashtim të Koranit), Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit. Pas datës 31 korrik, peshkimi do të vazhdojë si normalisht.

Njoftimi i VKM-së:

Ndalimin e peshkimit me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie, si dhe mbajtjen në bord, tranzitimin në barkë, zbarkimin të të gjitha llojeve të peshqve në liqenet e Ohrit (me përjashtim të koranit), Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit dhe, konkretisht: -përgjuhcën(cironka)-AlburnusAlbidusAlborella, prej 20 prillit deri më 20 korrik 2023, në liqenin e Ohrit dhe prej 20 prillit deri më 31 korrik 2023, për liqenet e Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit; -përkrapin-CyprynusCarpio, prej 20 prillit deri më 20 korrik 2023, në liqenin e Ohrit dhe prej 25 prillit deri më 25 maj 2023, për liqenet e Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit.

Për periudhën 20.7.2023 deri më 20.8.2023, ndalimin e peshkimit me rrjeta në fashën bregliqenore prej 300 ml nga bregu për liqenin e Ohrit dhe për periudhën 25.4.2023 deri më 25.6.2023, ndalimin e peshkimit me rrjeta në fashën breqliqenore prej 150 ml nga bregu për liqenet e Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit. Vendbazimi i varkave të peshkimit do të jetë në pikat e caktuara nga OMP-të përkatëse. Për zbatimin e këtij urdhri, të hartohet një Plan i Përbashkët Operativ Veprimi nga Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, në koordinim me OMP-të përkatëse që ushtrojnë aktivitet peshkimi në këto liqene.

OMP-të të marrin të gjitha masat e zhvendosjes së objekteve, ku peshqit kanë lëshuar vezët, në rastet e rënies së nivelit të ujit në këto liqene. Për zbatimin e këtij urdhri, ngarkohen Drejtoria e Politikave dhe Programeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, Organizatat e Menaxhimit të Peshkimit të liqeneve të Ohrit, Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit, Drejtoritë Rajonale të AKU-së, duke bashkëpunuar me strukturat e vetëqeverisjes vendore, Drejtorinë e Policisë së Rendit dhe atë Kufitare të qarqeve përkatëse dhe me policitë bashkiake përkatëse. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

vkm

Sondazh

Poll