Politike

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ dërgon për verifikim të thelluar në prokurori 11 kandidatë për anëtarë të këshillave bashkiak

Në mbledhjen e sotme, KQZ-ja vendosi t'i dërgojë kandidatët për verifikim të thelluar, pas verifikimit paraprak të dekriminalizmit.

19 Prill 2023, 21:25 Nga I.A
Zgjedhjet e 14 majit, KQZ dërgon për verifikim të thelluar
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka dërguar sot për verifikim te thelluar 11 kandidatë për anëtarë të këshillave bashkiak. Në mbledhjen e sotme, KQZ-ja vendosi t'i dërgojë kandidatët për verifikim të thelluar, pas verifikimit paraprak të dekriminalizmit. Nga anëtarët që janë dërguar për verifikim të thelluar janë 4 të koalicionit 'Bashkë Fitojmë', 2 të Partisë Republikane, 1 të Partisë Demokratike, 1 të Lëvizjes së Legalitetit, 1 të Partisë Aleanca Demokratike e Shqipërisë, 1 e Partisë së Reformave Demokratike Shqiptare si dhe 1 e Partisë Konservatore.

Njoftimi i KQZ-së:

‘Në përfundim të verifikimit paraprak të formularëve të vetëdeklarimit (dekriminalizimit) në zbatim të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funskione publike”, në vlerësim të përmbajtjes së deklarimeve të bëra nga kandidatët për zgjedhjet e datës 14 Maj 2023, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të dërgojë për verifikim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme:

Z. Hasan Bejaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Demokratike e Shqipërisë”, për Bashkinë Selenicë”;

Z. Ilir Aruçi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Republikane”, për Bashkinë Shijak”;

Z. Ilir Mollaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Lëvizja e Legaliteit” për Bashkinë Mirditë”;

Z. Elis Doçi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë  Shkodër”;

Z. Erlin Braçja kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia e Reformave Demokratike Shqiptare për Bashkinë Gramsh”;

Z. Gazmir Albrahimi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Divjakë”;

Z. Ervin Muharremi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Konservatore”, për Bashkinë Klos”;

Z. Ilir Marku, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Republikane Shqiptare ”, për Bashkinë  Lushnjë”;

Z. Artur Karriqi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë “për Bashkinë Prrenjas”;

Z. Ronald Zhezha, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Fier”;

Z. Gentjan Muça, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike” për Bashkinë Tiranë”.

kqz

Sondazh

Poll