Politike

Vrasja e Nikulajt/ Berisha: Ndodhi tre ditë pasi Rama hapi fushatën në Lezhë, i doli kundër Ndreut e Doshit! Kryebashkiaku: E neveritshme, për një grusht votash

Ai shton se Nikulaj ka dalë publikisht kundër kandidaturës së Pjerin Ndreut dhe aleancës me Tom Doshin, ndaj dhe është vrarë. 

19 Prill 2023, 20:34 Nga F.M

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza të forta, teksa shprehet se vrasja e Ardian Nikulajt është bërë për qëllime politike. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ngjarja ka ardhur vetëm tre ditë pasi kryeministri Edi Rama hapi fushatën në Lezhë. Ai shton se Nikulaj ka dalë publikisht kundër kandidaturës së Pjerin Ndreut dhe aleancës me Tom Doshin, ndaj dhe është vrarë. 

Reagimi:

Rendi në duart e krimit! Të dashur miq, sot ditën për drekë u ekzekutua në lokalin e tij biznesmeni dhe eksponenti i PSD-së, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021 dhe kandidat për këshilltar në këto zgjedhje, Ardian Nikulaj. Ky Krim i shëmtuar ndodh tre ditë pasi Edi Rama hapi fushatën në Lezhë dhe pasi viktima, i ndjeri Nikulaj, kishte bërë të qartë publikisht se ai ishte kundër kandidaturës së Rilindjes, Pjerin Ndreu, duke dalë kështu haptazi kundër aleancës Rama-Doshi dhe linjës zyrtare të partisë së tij. Ndërkohë mësohet se ditët e fundit ai ka marrë kërcënime të përsëritura nga mjedisi banditesk i kriminelëve elektoral Manja-Ndreu, drejtues (kapobanda) kryesore të Rilindjes për Qarkun e Lezhës. Duke i shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit, PD dënon me ashpërsinë më të madhe ekzekutimin e politikanit lokal dhe biznesmenit Ardian Nikulaj si një akt të shëmtuar kriminal në fushatë elektorale dhe me sfond politik nga falangat e krimit të lidhura direkt me qeverinë.

Ardian Nikulaj (Marku) u vra këtë mesditë teksa ndodhej në lokalin e tij në Shëngjin. Një person u fut brenda dhe qëlloi në drejtim të Nikulajt. Më pas u largua pa gjurmë dhe nga çfarë raportohet deri më tani, pasi ka braktisur motorin, ka hipur në një mjet tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të zezë e targa angleze. Dyshohet se është larguar në drejtim të Shkodrës.

51-vjeçari Ardian Nikulaj rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e politikës. Aktualisht ai garonte në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe më parë ka kandiduar për deputet në Lezhë në listën e PSD-së.

sali berisha vritet ardian nikulaj ardian nikulaj

Sondazh

Poll