Politike

Kryeministri shtron iftar për Ramazanin, Linda Rama mban fjalën e prekur: Jo çdo e keqe vjen për keq, apandesiti i Ramës iu kurseu fjalimin e gjatë

Duke qenë se Rama sapo ka dalë nga spitali pas operacionit që ka kryer, ishte Linda Rama ajo që mbajti fjalimin.

19 Prill 2023, 19:43 Nga F.M
Kryeministri shtron iftar për Ramazanin, Linda Rama mban fjalën e
Linda Rama

TIRANË- Linda Rama, gruaja e kreministrit Edi Rama ka mbajtur një përshëndetje të shkurtër para nisjes së darkës që shtroi këtë mbrëmje kreu i qeverisë në kuadër të muajit të Shenjtë të Ramazanit. Duke qenë se Rama sapo ka dalë nga spitali pas operacionit që ka kryer, ishte Linda Rama ajo që mbajti fjalimin. Me zë të prekur, ajo tha se operacioni e kishte një të mirë, pasi u kurseu qytetarëve një fjalim të gjatë që do të mbante kryeministri. 

"Të dashur miq dhe të ftuar, e vërtetë që jo çdo e keqe vjen vetëm për keq. Apandesiti i Ramës nuk doli dhe aq për keq sepse tani nuk do të dëgjoni një fjalim të gjatë prej tij, por një të shkurtër prej meje. Ju uroj mirëseardhjen në këtë sofër tradicionale iftari në të cilën muslimanë, të krishterë, besimtarë ose jo, ndajnë bukën mes tyre,"- tha Linda Rama. 

linda rama edi rama

Sondazh

Poll