19 Prill 2023, 19:37
Nga I.A
Berisha
DEVOLL- Kryetari i Partisw Demokratike Sali Berisha ka denoncuar sot tenderat që kryeministri Edi Rama i jep baxhanakut dhe vajzës së bashkëshortes së tij. Berisha tha se thjeshtra dhe baxhanaku i Edi Ramës kanë përfituar qindra milionë euro tendera. Berisha tha se qeveria është shndërruar në "shushunjë" që po vjedh pasuritë e shqiptarëve.
"Miqtë e mi! Me 14 maj, pra, ne votojmë ndryshimin. Ne sjellim këtu njërin prej jush, sjellim këtu një njeri i cili me dashuritë, respektin, përulësinë para jush do të jetë një shërbëtor i vërtetë, një menaxher i shkëlqyer, një drejtues i vendosur i bashkisë suaj, i Devollit. Miqtë e mi! Çdo vend në Shqipëri është i bekuar, por vendi i mbiprodhimit është vetëm Devolli më shumë se gjithë të tjerët, është më i bekuari se gjithë të tjerët. Devolli është treva e punëtorëve të shkëlqyer, e fermerëve të mrekullueshëm, e potencialeve të jashtëzakoshme të gjithanshme. Devollijtë janë zotërit më të mirë, të tokave, të trojeve të tyre. Por çfarë ndodh sot me Devollin. Një dramë e vërtetë. Devollijtë largohen, e largohen. Vajza që çeli mitingu, me të drejtë tha; unë kam studiuar, por nuk gjej punë. Imagjinoni pse na ikin ne të rinjtë, sepse diploma nuk u shërben për vend pune, sepse të tjerëve u ka vendosur mesataren si satër për të mos hyrë në universitet, sepse edhe ai që mbaron universitetin një shtëpi nuk e blen dot. Sepse qeveritarët me vjedhjet e tyre të pakufishme, bëjnë që çmimet e apartamenteve të jenë më të lartat se në Belgjikë. Pak kush e di se një apartament në Tiranë është 30% më shtrenjtë se në Bruksel. Thoni ju si ka mundësi? Po, po, sepse ai kryetar dhe ky kryetar, dhe këta sekti i rilindjes nuk ka mendjen tjetër kund, veç se si vjedhin vetë, të pasohen vetë. Nuk kanë gjë tjetër, marrin 2-3 rroga, kunatit i jep rrogën më të madhe. Po Edi Rama çfarë bën thoni ju? Edi Rama i jep baxhanakut jo 10-20-30, por 80 dhe 100 tendera. Dhjetëra qindra milionë euro. I jep thjeshtrës dhjetëra e dhjetëra tendera. Ky përmendi shkatërrimin e klubit nga kunati. Po Olsi mos e zbardhi klubin Partizani. Jo mor jo, këta mendojnë vetëm për veten. Këta janë një rracë, një sekt që si shushunja po vjedhin pasuritë tuaja," tha Berisha.
sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023
Politike
19 Prill 2023, 19:29
F.M
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi e ka konsideruar tentativë kamikaze vendimin e kryekomisionerit Ilirjan...
Politike
19 Prill 2023, 19:23
I.A
Ilir Meta
DEVOLL- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se është fatkeqësi që të shohësh se si ...
Politike
19 Prill 2023, 19:04
Ilir Rusmajli: Cilat janë partitë që përfaqësojnë këtë koalicion? Dhe nëse mund të më thoni, mMe c...
Politike
19 Prill 2023, 18:50
F.M
TIRANË- Propozimi për vendosjen e emrit të Sali Berishës në krye të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' ka krijuar debat...
Politike
19 Prill 2023, 18:46
F.M
Koalicioni Bashkë Fitojmë
TIRANË- KAS ka vendosur që në fletën e votimit krah emrit të koalicionit ‘Bashkë Fi...
Politike
19 Prill 2023, 18:32
F.M
KAS
TIRANË- Mbledhja në KAS është zhvilluar me debate të shumta. Përfaqësuesit e kryedemokratit Sali Berisha kanë r...
Politike
19 Prill 2023, 18:22
I.A
Sali Berisha
MALIQ- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar sot se Rama u ka dërguar mesazh organizatave se nëse humbin zg...
Politike
19 Prill 2023, 18:21
F.M
Indrit Sefa
TIRANË- Është zhvilluar mes debateve mbledhja në KAS. Përfaqësuesi i deputetit Enkelejd Alibeaj, Indrit Sefa ka k...
Politike
19 Prill 2023, 18:11
F.M
KAS
TIRANË- KAS është tërhequr për të marë një vendim lidhur me kërkesën e depozituar për të ve...
Politike
19 Prill 2023, 18:03
I.A
Sali Berisha
MALIQ- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se fondet për rrugën Qukës-Qafë Plloç&eu...