Politike

Vendimi i KAS/ Bardhi: Akti i Celibashit prej kamikazi u rrëzua, është marr peng nga Berisha! Me votat e demokratëve po fuqizohet Meta

Sipas deputetit demokrat, me votat e demokratëve, po synohet fuqizimi i Ilir Metës dhe se kjo po tentohet të mbahet e fshehtë nga KQZ-ja përmes vendimeve të marra. Ai nënkupton dhe se Celibashi është peng i Berishës. 

19 Prill 2023, 19:29 Nga F.M
Vendimi i KAS/ Bardhi: Akti i Celibashit prej kamikazi u rrëzua,
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi e ka konsideruar tentativë kamikaze vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për të mos vendosur një emër në fletën e votimit, krah emrit të koalicionit 'Bashkë Fitojmë'. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se KAS e rrëzoi këtë vendim dhe kërkoi që të vendoset emri i kryetarit të Partisë së Liirsaë, Ilir Meta. Sipas deputetit demokrat, me votat e demokratëve, po synohet fuqizimi i Ilir Metës dhe se kjo po tentohet të mbahet e fshehtë nga KQZ-ja përmes vendimeve të marra. Ai nënkupton dhe se Celibashi është peng i Berishës. 

Postimi i Bardhit: 

Tentativa e Ilirjan Celibashit për të fshehur në fletën e votimit faktin se me votat e demokratëve po synohet të fuqizohet Ilir Metaj u rrëzua si antiligjore nga KAS. Kjo është një tjëtër shkelje nga Kreu i KQZ, ku u faktua se një njëri i shantazhueshëm është gati të bëjë akte prej kamikazi vetëm që ti nënshtrohet pengmarrësit të tij. Keqardhje sesi hallet i shndërrojnë profesionistët në kamikazë të së keqes!

KAS ka vendosur që në fletën e votimit krah emrit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ duhet të vendoset të vendoset emri i Ilir Metës, dhe jo i Sali Berishës. Vendimi është marrë sot pas një mbledhjeje që zgjati më shumë se një orë mes debateve e përplasjeve. Pas tërheqjes për vendim, KAS mori vendimin që të pranonte kërkesën për të vendosur një emër në fletën e votimit, krah emrit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, por jo atë të kryedemokratit Sali Berisha, por të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Kërkesa u depozitua nga Partia e Lirisë, por ky ishte vendimi i KAS. 

gazment bardhi sali berisha ilir meta kas 19 prill 2023

Sondazh

Poll