Politike

"Berisha në fletën e votimit"/ Bele në KAS: Ku e gjen këtë të drejtë Braimllari?

Përfaqësuesi i BF-së Endrit Braimllari i ka drejtuar kërkesë KQZ-së, me motivin që në krye të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të jetë Sali Berisha.

19 Prill 2023, 18:50 Nga F.M

"Berisha në fletën e votimit"/ Bele në KAS: Ku e gjen

TIRANË- Propozimi për vendosjen e emrit të Sali Berishës në krye të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' ka krijuar debate në mbledhjen e KAS. Përfaqësuesi i BF-së Endrit Braimllari i ka drejtuar kërkesë KQZ-së, me motivin që në krye të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të jetë Sali Berisha. Por Koli Bele, relatori i çështjes i është përgjigjur Braimllarit me argumentin që ky i fundit nuk e ka tagerin për dërgimin e kësaj kërkese.

Pjesë nga debati:

Përfaqësuesi i Berishës: A është detyrim ligjor sipas KQZ që në fletën e votimit të përfshihet edhe emri.

Koli Bele: Përfaqësuesi e tregoi që nuk është detyrues. Gjithsesi, secili e lexon në mënyra të ndryshme. Ju e keni mbajtur qëndrimin tuaj dhe në nuk do të biem në përsëritje. Keni sjellë një njoftim që na thoni se drejtues është zoti Sali Berisha. Ka firmën e Endrit Braimllarit. Nuk e kuptoj nga buron e kjo e drejta e Braimllarit.

Përfaqësuesi i Berishës: Nga vullneti i palëve që në këtë rast është Partia e Lirisë dhe vetë palët firmëtare. Duke qenë se nuk janë kundërshtuar nga asnjë që përbëjnë palët, është një e drejtë që ushtrohet.

endrit braimllari koli bele

Sondazh

Poll