Politike

Përfaqësuesit e Berishës: S’ka sens të vijë dikush nga jashtë të kërkojë emrin e kreut të koalicionit, është zgjedhje e lirë (Krahasimi me rritjen e rrogave nga Rama)

Këtu, ai përmendi rastin e kryeministrit Edi Rama me premtimin për rritjen e rrogave dhe tha se kjo gjë, sipas KQZ-së nuk ishte e ndaluar në zgjedhjet lokale, por vetëm në ato të përgjithshme. Kështu, sipas tij neni ndryshon kur bëhet fjalë për parti dhe koalicion. 

19 Prill 2023, 18:32 Nga F.M
Përfaqësuesit e Berishës: S’ka sens të vijë
KAS

TIRANË- Mbledhja në KAS është zhvilluar me debate të shumta. Përfaqësuesit e kryedemokratit Sali Berisha kanë rënë dakort me faktin që duhet vendosur një emër në fletën e votimit, por shton se kjo gjë nuk mund të kushtëzohet nga dikush i jashtëm. Ai shtoi më tej se neni e përcakton qart se është zgjedhje e lirë vendosja e emri të kryetarit të koalicionit, ndërsa e detyruar është vetëm për partitë. Këtu, ai përmendi rastin e kryeministrit Edi Rama me premtimin për rritjen e rrogave dhe tha se kjo gjë, sipas KQZ-së nuk ishte e ndaluar në zgjedhjet lokale, por vetëm në ato të përgjithshme. Kështu, sipas tij neni ndryshon kur bëhet fjalë për parti dhe koalicion. 

Pjesë nga biseda: 

Përfaqësuesi 1 i Berishës: Ai që kryesn koalicionin apo që duhet të jetë në fletën e votimit vendoset nga të gjitha palët. Sefa ka marrë vendimin që të konsiderojë këtë dojë.

Përfaqësuesi 2 i Berishës: Një plotësim të lutem. Pa dashur të bëj mbojtësin e komisionerit, mora shkas nga ajo që u tha se herë është interpretuar kodi në gërmë e herë me dëshirë. Për mua është zbatuar. Komisioneri ka mbajtur qëndrim strikt. Për analogji

Koli Bele: Nuk ju pengoj të bëni argumentin tuaj, por kini parasysh që nuk do merremi me këtë

Përfaqësuesi 2 i Berishës: S’do zgjasë më shumë se 30 sekonda. Neni 91 me nenin 65 ka një ngjashmëri për koalicionet. Në asnjë vend nuk parashikohet që emri të jetë përbri koalicionit, kjo gjë është parashikuar vetëm për partitë. E njëjta gjë u tha dhe për pagat dhe komisioneri sqaroi se shkelje quhet në zgjedhjet e përgjithshme dhe jo në ato lokale. Ndaj edhe në këtë rast, nuk ka vend për interpretime të tjera, është koalicioni ai që e vendos me zgjedhje të lirë. S’bën sens të vijë dikush nga jashtë dhe të të kërkojë të vendosësh emrin.

kas 19 prill 2023

Sondazh

Poll