Politike

DEBATE në mbledhje/ Sefa: Ligji është për të gjithë, kryekomisioneri e zbaton sipas dëshirës, pse s’ka emër koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’

Ai përmendi rastet e zgjedhjeve të kaluara, në të cilat kjo praktikë është zbatuar. 

19 Prill 2023, 18:21 Nga F.M
DEBATE në mbledhje/ Sefa: Ligji është për të
Indrit Sefa

TIRANË- Është zhvilluar mes debateve mbledhja në KAS. Përfaqësuesi i deputetit Enkelejd Alibeaj, Indrit Sefa ka kërkuar që të vendoset një emër krah koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në fletën e votimit, në mënyrë që qytetarët të dinë se kush është kryetari. Ai përmendi rastet e zgjedhjeve të kaluara, në të cilat kjo praktikë është zbatuar. 

Pjesë nga debati: 

Indrit Sefa: Kur hartohet një ligj është për tu zbatuar, nuk mbetet në dëshirën e atij aty. O është për tu zbatuar, ose nuk është. Si ka mundësi që ky subjekt të mos ketë kryetar partie? Ose janë subjektet e barabartë përpara ligjit ose nuk janë. Nuk mund të ndodhë kjo kështu, përsa i përket mënyrës se si pasqyrohen. Jeni të familjarizuar me logon e partisë Demokratike. Ky koalicioni i ri ka një logo tjetër. Ku është logoja e PD këtu? Ç’do logoja e PD në fushatë?

Koli Bele: Bëj ankesë tek komisioneri sipas ligji, këtu po flasim për fletën e votimit.

Indrit Sefa: Po shpjegoj për të shpjeguar që e gjithë kjo gjë ka qenë e qëllimshme për të krijuar diferencim mes subjekteve zgjedhore.

Koli Bele: Nuk dua të bëj debat, vendimi i komisionerit ka bazë ligjore, referojuni. Ju mund të mos bini dakort, por ka një nen aty, një parashtesë, një diçka.

Indrit Sefa: Nuk ka bazë ligjore që të mbështesë vendimmarrjen e tij. I referohet nenit 98.

Koli Bele: Në hyrje thatë që do flisnit shkurt. Ju lutem, referojuni dhe ta mbyllim.

Indrit Sefa: U bë një seancë për të vendosur emrin në fletë votimi, u shty një orë dhe më pas dolën në vendimin që nuk do të vendosnin. Argumentet janë të njohura tashmë, i kemi dhe në ankimim.

kas 19 prill 2023 indrit sefa

Sondazh

Poll