Politike

Meta në Maliq: Kryetari aktual premton tren elektrik, por nuk ka zgjidhur as problemin me ujërat e zeza

Meta u shpreh se kryetari aktual, bën premtime të tilla si trenat elektrikë, por në 25 vite në pushtet nuk ka arritur të zgjidhë as problemin me ujërat e zeza në këtë bashki.

19 Prill 2023, 17:59 Nga I.A
Meta në Maliq: Kryetari aktual premton tren elektrik, por nuk ka zgjidhur
Ilir Meta

MALIQ- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, gjatë prezantimit të kandidatit të “Koalicionit Bashkë Fitojmë” në Maliq, Alfred Gega, ka deklaruar se nevoja për ndryshim në këtë bashki është masive. Gjatë fjalës së tij, Meta u shpreh se kryetari aktual, bën premtime të tilla si trenat elektrikë, por në 25 vite në pushtet nuk ka arritur të zgjidhë as problemin me ujërat e zeza në këtë bashki.

“Ndërkohë në Maliq nevoja për ndryshim është ulëritëse. Pas 25 vitesh, një çerek shekulli keni akoma një kryetar bashkie që ka 25 vjet në detyrë që premton që do të vendosë një tren elektrik nga Maliqi tek pylli i fazanëve, ai që në 25 vjet nuk zgjidhi problemin e kanalizimit të ujërave të zeza, nuk ka bërë asnjë investim për të lidhur rrugët me njësitë administrative. Kujtoj se var xhaketën ai dhe Maliqi s’ka punë tjetër dhe e voton”, tha Meta

ilir meta zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll