Politike

DOKUMENTI/ Partia e Lirisë dërgon shkresën në KQZ: Kryetar i koalicionit “Bashkë Fitojmë” është Sali Berisha

Kjo shkresë është depozituar pas ankimit të bërë nga deputeti Enkelejd Alibeaj, për saktësimin e të dhënave të fletën e votimit.

19 Prill 2023, 17:00 Nga F.M
DOKUMENTI/ Partia e Lirisë dërgon shkresën në KQZ: Kryetar i
Sali Berisha dhe Ilir Meta

TIRANË- Partia e Lirisë ka depozituar një dokument në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ku deklaron se kreu i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ me të cilin po garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit, është Sali Berisha. Në shkresën që mban firmën e Endrit Braimllarit bëhet me dije se kjo shkresë është depozituar pas ankimit të bërë nga deputeti Enkelejd Alibeaj, për saktësimin e të dhënave të fletën e votimit.

Shkresa:

Të nderuar zotërinj, në emër të koaliconit 'Bashkë Fitojmë', si dhe të partive përbërëse të tij, ju informoj për efekt të pasqyrimit korrekt të të dhënave të koalicionit në flketën e voitimit sipas parashikimeve të nenit 98 të Kodit Zgjedhor, se drejtuesi i koalicionit është deputeti Sali Berisha. Ju falenderoj për bashkëpunimin.

DOKUMENTI/ Partia e Lirisë dërgon shkresën në KQZ: Kryetar i
Shkresa

Alibeaj kërkoi që krahas emri të koalicionit të vendosej emri i drejtuesit, njësoj siç është vepruar me të gjitha partitë në fletën e votimit. Berisha u fut në zgjedhjet e 14 majit në bashkëpunim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta vetëm pasi humbi të drejtën për të përdorur simbolet e PD-së në zgjedhje, gjë që me vendim gjykate i kaluan Alibeajt.

enkelejd alibeaj sali berisha ilir meta bashke fitojme

Sondazh

Poll