Aktualitet

Sekuestrohen 23 mijë euro në Morinë, nën hetim i riu nga Kosova

35-vjeçari po hetohet për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë". 

19 Prill 2023, 16:17 Nga F.M
Sekuestrohen 23 mijë euro në Morinë, nën hetim i riu nga
Paratë e sekuestruara

KUKËS- 23 mijë euro janë sekuestruar në pikën kufitare të Morinës pasi një 35-vjeçar po tentonte t'i fuste në Shqipëri. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se i riu me inicialet G.M., nga Kosova po tentonte t'i fuste paratë në Shqipëri. Ai është ndaluar për kontroll të mëtejshëm dhe më makinë i janë gjetur paratë e ndara. 35-vjeçari po hetohet për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë". 

Njoftimi i policisë Morinë- Tentoi të fuste në vendin tonë, 23 000 euro pa i deklaruar konform ligjit, procedohet penalisht 35-vjeçari (shtetas kosovar) dhe sekuestrohet shuma e parave. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në kuadër të kontrolleve të mbështetura në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin G. M. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet gjetën 23 000 euro të cilat shtetasi G. M. tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi. Në përfundim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë". Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

policia morine

Sondazh

Poll