Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin, kryebashkiaku Pjerin Ndreu: Jam i tronditur!

Pjerin Ndreu u shpreh se një ngjarje e tillë ka tronditur vendin, ndaj edhe ka kërkuar zbardhjen e plotë të vrasjes. 

19 Prill 2023, 15:49 Nga k.m.

 

Ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin, kryebashkiaku Pjerin Ndreu: Jam
Pjerin Ndreu

 

LEZHË- Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka komentuar vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Pjerin Ndreu u shpreh se një ngjarje e tillë ka tronditur vendin, ndaj edhe ka kërkuar zbardhjen e plotë të vrasjes. 

"I tronditur nga ngjarja e sotme ne Shëngjin ku ngeli i vrarë Ardian Nikulaj, biznesmen dhe anëtar i këshillit bashkiak! Një ngjarje e tillë është cenim i rëndë i rendit dhe sigurisë publike në qytetin tonë! Kërkoj me forcë nga organet e rendit dhe prokurorisë që të zbardhin sa me shpejt ngjarjen, për të vënë përballë ligjit autoret e kësaj ngjarje te shëmtuar! Shpreh ngushëllimet e mia familjes se tij dhe të afërmeve për këtë humbje kaq tragjike!,"-shkruan Pjerin Ndreu.

Ardian Nikulaj, 51-vjeç, është i renditur i 23-ti në listën e PSD-së për Këshillin Bashkiak të bashkisë Lezhë. Më herët, ai ka qenë një eksponent i Partisë Socialiste por që së fundi ishte bashkuar me Partinë Sociakdemokrate. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 ai ka qenë kandidat për deputet në radhët e PSD, së Tom Doshit, e po ashtu më herët ka mbajtur edhe postin e kreut të Aluizmit në Lezhë. Por deri në vitin 2003, Nikulaj mbante mbiemrin Marku ndërkohë që më pas e kishte ndërruar dhe mbante mbiemrin me të cilin njihej dhe sot.

pjerin ndreu vritet ardian nikulaj

Sondazh

Poll