Aktualitet

U vra sot, Ardian Nikulaj lëvizte me makinë të blinduar, autori e qëlloi shtatë herë në kokë e trup

Njëri prej tyre, veshur me një leke fosforeshent, me maskë farmaceutike dhe skafandrën e motorit në kokë, u fut brenda dhe qëlloi në drejtim të biznesmenit.

19 Prill 2023, 15:43 Nga F.M
U vra sot, Ardian Nikulaj lëvizte me makinë të blinduar, autori e
Ardian Nikulaj (Marku)

SHËNGJIN- Zbardhen të tjera detaje nga atentati në Shëngjin! Biznesmeni Ardian Nikulaj (Marku) që u ekzekutua sot në Shëngjin lëvizte me makinë të blinduar. Kjo gjë, sipas raportimeve, tregon se Nikulaj i druhej ndonjë atentati të mundshëm.

Ai ndodhej i vetëm në lokalin e tij kur dy autorët u afruan me motor. Njëri prej tyre, veshur me një jelek fosforeshent, me maskë farmaceutike dhe skafandrën e motorit në kokë, u fut brenda dhe qëlloi në drejtim të biznesmenit.

Sipas të dhënave të deritanishme, ai ka qëlluar të paktën shtatë herë me silenciator. Më pas u largua pasi jashtë e priste bashkëpunëtori me motor. Të dy janë zhdukur pa gjurmë dhe nga çfarë raportohet deri më tani, pasi kanë braktisur motorin, kanë hipur në një mjet tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të zezë e targa angleze.

51-vjeçari Ardian Nikulaj rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e politikës. Aktualisht ai garonte në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe më parë ka kandiduar për deputet në Lezhë në listën e PSD-së.

ardian nikulaj vritet ardian nikulaj

Sondazh

Poll