Politike

S'ka më pushim! Rama nis sot aktivitetet, merr pjesë në iftarin e shtruar për Ramazan

Duke shënuar kështu edhe daljen e parë publike.

19 Prill 2023, 15:26 Nga k.m.
S'ka më pushim! Rama nis sot aktivitetet, merr pjesë në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama rinis aktivitetet politike pas operacionit që bëri dy ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Teresa". Sonte, kryeministri Edi Ramado marrë pjesë në iftarin e shtruar për besimtarët myslimanë me rastin e muajit të ramazanit, që do të zhvillohet në orën 19:30 në kryeqytet. Duke shënuar kështu edhe daljen e parë publike. 

Kreu i qeverisë ndërpreu angazhimet e tij politike, dy ditë më parë, pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në Qendrën Spitalore Univeristare Nënë Tereza, ndërsa u diagnostikua me apandesit akut. Por mesa duket tani është më mirë dhe gati për të vazhduar aty ku e la fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit. 

edi rama

Sondazh

Poll