Aktualitet

U kapën me kanabis, procedohen penalisht 3 persona në Përmet

Mësohet se tre personat 30, 42 dhe 24 vjeç gjatë kontrolleve fizike u janë gjetur dhe sekuestruar disa doza kanabis.

19 Prill 2023, 15:35 Nga I.A
U kapën me kanabis, procedohen penalisht 3 persona në Përmet
Policia

PËRMET- Tre persona janë proceduar penalisht ditën e sotme në Përmet, pasi u kapën me kanabis. Mësohet se tre personat 30, 42 dhe 24 vjeç gjatë kontrolleve fizike u janë gjetur dhe sekuestruar disa doza kanabis.

Njoftimi i Policisë: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet, si rezultat i kontrolleve të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë goditur një rast të posedimit të dozave të lëndës narkotike kanabis, për të cilin u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. L., 30 vjeç, I. D., 42 vjeç dhe V. P., 24 vjeç, të tre banues në Përmet, pasi gjatë kontrolleve fizike, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza të dyshuara të lëndës narkotike kanabis.

policia ne permet

Sondazh

Poll