Politike

Akuzat për financime, Meta: Shpenzimet e fushatës do i përballojmë me denoncimin që ka bërë Monika

Meta nga Pogradeci falenderoi deputeten e PL-së Monika kryemadhi për denoncimin që ka bërë, pasi sipas tij kështu do të ndihmojnë për të përballuar një pjesë të shpenzimeve të fushatës elektorale.  

19 Prill 2023, 15:23 Nga I.A
Akuzat për financime, Meta: Shpenzimet e fushatës do i
Ilir Meta

POGRADEC- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ironizuar akuzat në lidhje me shpenzimet e fushatës elektorale të koalicionit 'Bashkë Fitojmë'. Meta nga Pogradeci falenderoi deputeten e PL-së Monika kryemadhi për denoncimin që ka bërë, pasi sipas tij kështu do të ndihmojnë për të përballuar një pjesë të shpenzimeve të fushatës elektorale.  

“Lidhur me këto përralla ata e kanë marrë përgjigjien dhe do e marrin gjithmonë. Falenderoj Monikën që ka bërë denoncimin se në këtë mënyrë do na ndihmojë të përballojmë një pjesë të shpenzimeve. Ata takojnë një herë policinë bashkiake me uniformë dhe më pas policinë bashkiake pa uniformë. Këto janë sondazhet e tyre. Nuk guxojnë dot të dalin në rrugë të takojnë njerëzit” tha Meta.

ilir meta zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll