Aktualitet

Vrasja e Nikulajt, 51-vjeçari u vra me silenciator

Deri më tani raportohet se 51-vjeçari është qëlluar të paktën dy herë, por pritet që të zbardhen më shumë detaje me vijimin e hetimeve.

19 Prill 2023, 15:18 Nga F.M
Vrasja e Nikulajt, 51-vjeçari u vra me silenciator
Vendi ku u vra Ardian Nikulaj

SHËNGJIN- Biznesmeni dhe kandidati për këshillin bashkiak në Lezhë, Ardian Nikulaj është vrarë nga të paktën dy persona. Mësohet se autorët janë afruar me motor në lokalin ku ndodhej 51-vjeçari dhe një prej tyre, me skafandrën që e mbantë në kokë është futur brenda dhe qëlloi me pistoletë me silenciator në drejtim të Nikulajt.

Deri më tani raportohet se 51-vjeçari është qëlluar të paktën dy herë, por pritet që të zbardhen më shumë detaje me vijimin e hetimeve.

51-vjeçari rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e politikës. Aktualisht ai garonte në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe më parë ka kandiduar për deputet në Lezhë në listën e PSD-së.

ardian nikulaj vritet ardian nikulaj

Sondazh

Poll