Politike

KAS rrëzon kërkesën e PD-së së Alibeajt për kandidatin e PS-së në Mallakastër, Qerim Ismailaj vazhdon garën për 14 Majin

Kërkesa e përfaqësuesve të Alibeajt ishte bërë me arsyetimin se Ismailaj ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

19 Prill 2023, 15:03 Nga I.A
KAS rrëzon kërkesën e PD-së së Alibeajt për
Qerim Ismailaj

TIRANË- Komisioni për Ankimime dhe Sanksione ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt për mos regjistrimin e kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë e Mallakastrës, Qerim Ismailaj.  Kërkesa e përfaqësuesve të Alibeajt ishte bërë me arsyetimin se Ismailaj ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa tha se Ismailajt nuk i ka përfunduar afati i ndalimit për të kandiduar në zgjedhje, pas një dënimi të marrë nga gjykata.

“Dispozitat ligjore pengojnë Qerim Ismailjan të kandidojë për Bashkinë e Mallakastrës. Në 2025 mund të kandidojë ky zotëria sipas ligjit, tani nuk mund të kandidojë dot. Duhet të kandidojë pasi të mbarojë 2-vjeçarin e ndalimit që parashikohet në ligj. Në 2022 doli falsifikator, u dënua në gjykatë. Ky nuk është për verifikim, ky është për tu ndaluar për të kandiduar. Është dënuar me 6 muaj burgim, në bazë të ligjit nuk duhet të kandidojë. Kur ti mbarojë periudha e ndalimit le të vijë të votohet”, tha Sefa.

Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj është dënuar në muajin shkurt nga GJKKO me 6 muaj burg, dënim që iu konvertua me 40 orë pune për interes publik, me akuzën për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”./Dosja.al

qerim ismailaj

Sondazh

Poll