Aktualitet

Prostitucion brenda lokalit në Pogradec, arrestohet pronarja dhe dy persona të tjerë

Këta persona do të hetohen për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

19 Prill 2023, 13:41 Nga A.B
Prostitucion brenda lokalit në Pogradec, arrestohet pronarja dhe dy persona
Policia

POGRADEC- Policia ka arrestuar tre persona në Pogradec, pasi dyshohet si persona të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në fushën e prostitucionit. Policia vuri në pranga personin me inicialet Dh. Dh., banuese në Pogradec, A. C., 48 vjeçe, banuese në fshatin Rëmenj, Pogradec dhe E. Z., 35 vjeç, banues në fshatin Alarup, Pogradec.

Në lokalin në pronësi të personit me inicialet Dh. Dh., 2 shtetasit e tjerë të arrestuar për këtë rast, u kapën duke ushtruar këtë veprimtari të kundërligjshme. Këta persona do të hetohen për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Evidentohet dhe goditet si rezultat i një hetimi dymujor, një rast i veprimtarive të kundërligjshme në fushën e prostitucionit. Arrestohen 3 shtetas të implikuar në këtë rast, njëra prej tyre, pronarja e lokalit ku ushtrohej prostitucion. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, si rezultat i një hetimi dymujor, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, kanë konstatuar dhe goditur një rast të veprimtarive të paligjshme në fushën e prostitucionit. Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit Dh. Dh., banuese në Pogradec, A. C., 48 vjeçe, banuese në fshatin Rëmenj, Pogradec dhe E. Z., 35 vjeç, banues në fshatin Alarup, Pogradec.

Në lokalin në pronësi të shtetases Dh. Dh., 2 shtetasit e tjerë të arrestuar për këtë rast, u kapën duke ushtruar këtë veprimtari të kundërligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

pogradec

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Prill 2023, 13:31

Popullsia, jo vetëm si statistikë

Rritja e popullsisë me 8 miliardë njerëz në të gjithë botën, i parashtron sot ekspertëve të shëndetit, shoq&...