Politike

"Transporti falas 100% e realizueshme"/ Premtimet e Këlliçit, Veliaj: Kush beson te Sudja ta mendojë edhe njëherë!

Veliaj gjatë takimeve me banorët e Njësisë 4, u bëri thirrje qytetarëve të mos besojnë premtime elektorale për çdo gjë falas.

19 Prill 2023, 13:11 Nga A.B
"Transporti falas 100% e realizueshme"/ Premtimet e
Belind Kellici dhe Erion Veliaj

TIRANË- Fushata elektorale ka pak ditë që ka nisur po ka qënë e zjarrtë. Kandidatët për Bashkinë e Tiranës aktualisht janë duke zhvilluar takimet me qytetarët e në të njëjtën kohë parashtrojnë edhe premtimet. Ajo që ka spikatur më së shumti ka qënë 'urbani falas', i kandidatit të koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Belind Këlliçit. Ky i fundit u shpreh ditën e sotme se ky premtim mund të realizohet nëse vendosen prioritete.

"Transporti, autobusi falas? 100% që po. E di si realizohet? Mjafton t`i çosh lekët, që këta i vjedhin i marrin për inceneratorin, me i çu tek autobusi falas për të gjithë Tiranë. 100% e realizueshme. Është çështje prioriteti, a ke hyr me vjedh apo ke hyr të bësh punë. Unë jam futur për të bërë punë, e kam ndarë mendjen"- tha ai.

Nga ana tjetër, Veliaj gjatë takimeve me banorët e Njësisë 4, u bëri thirrje qytetarëve të mos besojnë premtime elektorale për çdo gjë falas, pasi nëse ata që i bëjnë këto premtime vërtet do t’i mendonin ato që thonin, do t’i aplikonin fillimisht aty ku kishin mundësi, si në Shkodër, ku ka aktualisht një kryebashkiak të djathtë.

Kush beson ende te Sudja, duhet ta mendojë edhe njëherë! Ne e provuam këtë “falas, falas, falas”! Falas thoshte Sudja. Falas ishte dhe torta. Lanë kokrrën e namit, 100-vjetori i Pavarësisë, 100 vjet shtet duke marrë tortën me lopata, legena e sapllake. Ata e kanë Shkodrën, ta bëjnë falas atje, të na e tregojnë si janë falas atje autobusët, taksitë. Një linjë kanë e s’e bëjnë falas. Po të na e provojnë që funksionon, e bëjmë edhe ne. Për sa kohë që njerëzit nuk gënjehen më, e për sa kohë që njerëzit kanë kuptuar që, qyl nuk ka, vetëm me punë, me pasion e bashkëpunim mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme,” argumentoi Veliaj./Dosja.al

belind kellici erion veliaj

Sondazh

Poll