Aktualitet

Ardjan Çapja kërkon lirinë, akuza të forta: Masakrën në familjen time e bëri politika, Ravik Gurra e dinte, prandaj u vra!

19 Prill 2023, 13:19 Nga DOSJA

Ardjan Çapja kërkon lirinë, akuza të forta: Masakrën

TIRANË- Ardian Çapja, përveç avokatëve tw tij mbrojtws, ka dorëzuar edhe vetw në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar edhe një material me 30 faqe ku kërkon të shpallet i pafajshëm. Nw seancwn e sotme nw Gjykatwn e Posaçme kundwr Korrupsionit dhe Krimit tw Organizuar ai ka treguar se procesi ndaj tij për vrasjen Gentian e Nezir Beqirit është montuar nga Prokuroria e Elbasanit. Po ashtu, sipas tij wshtw pwrfshirw edhe politika. Ndwr tw tjera shtoi se pwr akuzat e ngritua ndaj tij kishte informacione edhe avokati i tij Ravik Gurra, ndaj edhe u vra.

Sipas tij, prokurori Ritvan Suka që po heton ngjarjen e shkurtit të 2016, ku mbetën të vrarë dy familjar të Çapjas dhe plagosjen e 8 të tjerëve, nuk po e zbardh sepse është përfshirë politika.

“Janë tre autorë që është provuar se janë përfshirë në masakrën ndaj familjes time e po ashtu edhe politika. Ata që donin të mbanin pushtetin dhe ato që donin të siguronin vota. Edhe avokati i ndjerë Ravik Gurra ka kërkuar informacion pranë Prokurorisë së Elbasanit dhe ka vënë dispozicion materiale për zbardhjen e kësaj ngjarje, dhe ka dyshime se ai është vrarë për informacioneve që dispononte,”-tha ai. 

Në materialin e dorëzuar në Gjykatë, ai kundërshtonte të gjitha dëshmitë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke pretenduar se është instruktuar nga Prokuroria e Elbasanit me qëllim përfshirjen e tij në këtë ngjarje.

Për çfarë akuzohet Çapja?

Ardian Çapja, një emër i njohur në qytetin e Elbasanit për shkak të tre atentateve të cilave u ka shpëtuar dhe ngjarjeve ku është përfshirë, akuzohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqirit (babë e bir), ngjarje e ndodhur në vitin 2012. Gjatë prangosjes së tij u sekuestrua edhe një kallashnikov, pesë radio dhe uniforma policie. Për të njëjtin krim është shpallur në kërkim edhe Florenc Çapja, nipi i Ardianit. Në momentin që forcat RENEA kanë shkuar në shtëpina e Ardian Çapjas për ta arrestuar atë, brenda kanë gjetur edhe një person tjetër të shpallur në kërkim, Ardi Çekani. Emri i Çapjas doli nga dëshmia e të penduarit Ervis Bardhi.

ardjan çapja ardian capja elbasan gentian dhe nezir beqiri

Sondazh

Poll