Politike

FOTOT- “Paqe” në Shkodër, bëhen bashkë PS&PD, të buzëqeshur Benet Beci dhe Bardh Spahia shtrëngojnë duart

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme në të njëjtën tavolinë janë ulur Benet Beci, Elisa Spiropali, Edona Bilai dhe prefektja Majlinda Jubani Angoni. E gjithashtu nuk mungonin as deputetët e Partisë Demokratike.

19 Prill 2023, 13:15 Nga k.m.
FOTOT- “Paqe” në Shkodër, bëhen bashkë
Benet Beci dhe Bardh Spahia

SHKODËR- Nëse do të kishte një çmim për fushatën më të "butë" mes dy kandidatëve, vendin e parë do e merrte Shkodra. Dje, një darkë iftari ka bërë bashkë dy kundërshtarët për zgjedhjet lokale në kryeqendrën e Veriut.

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme në të njëjtën tavolinë janë ulur Benet Beci, Elisa Spiropali, Edona Bilai dhe prefektja Majlinda Jubani Angoni. E gjithashtu nuk mungonin as deputetët e Partisë Demokratike. Iftari i shtruar nga shoqata “Istanbul” duket se i ka shuar momentalisht "gjaqrat" mes kundërshtarëve. Të shohim sesi do të vazhdojë tani...

PAMJET NGA TAKIMI: 

benet beci bardh spahia zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll