Politike

Pak ditë pas nisjes së fushatës, Meta takohet me Berishën në selinë blu

Ky takim vjen një ditë pas takimit me shefen e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover.

18 Prill 2023, 12:28 Nga A.B
Pak ditë pas nisjes së fushatës, Meta takohet me Berishën
Ilir Meta dhe Sali Berisha

TIRANË- Pak ditë pas nisjes së fushatës zgjedhore, kryetari i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta ka shkuar në ambientet e Partisë Demokratike. Ai po zhvillon një takim me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën. 

Ky takim vjen një ditë pas takimit me shefen e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover. Kjo e fundit u takua me Metën dhe Berishën, e fokusi i bisedimeve ishin zgjedhjet lokale më '14 Maj'. Po ashtu, ditën e djeshme Meta e Berisha ishin në Gramsh ku prezantuan kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë”./Dosja.al

sali berisha ilir meta

Sondazh

Poll