Politike

Testohet votimi elektronik në Elbasan, kreu i KQZ: Do jetë 100% i sigurt, nuk mund të preket nga sulmet kibernetike

Celibashi u shpreh se pajisja ka siguri 100%, e se nuk ka asnjë mënyrë për të identifikuar votën e votuesve.

18 Prill 2023, 12:23 Nga A.B
Testohet votimi elektronik në Elbasan, kreu i KQZ: Do jetë 100% i
Ilirjan Celibashi

ELBASAN- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ishte i pranishëm ditën e sotme në Elbasan teksa u krye testimi i votimit elektronik. Për mediat, Celibashi u shpreh se pajisja ka siguri 100%, e se nuk ka asnjë mënyrë për të identifikuar votën e votuesve.

Më tej, ai shton se kompania s’ka mundësi për të verifikuar mbi votën e qytetarëve. 

"Nga pikëpamja e sigurisë dhe fshehtësisë së votës, pajisja ka siguri 100%. Nuk ka asnjë lloj mënyre për të identifikuar votën e votuesve. Garantohet fshehtësia ndaj do t’i ftoja votuesit e këtyre 3 bashkive që pa hezitim të votojnë për kandidatët, pa qenë në dyshim që vota e tyre do të jetë publike. Pajisja dhe sistemi i ofron të gjitha, as sistemi i zgjedhjeve, as kompania s’ka mundësi për të verifikuar mbi votën e qytetarëve. Nëse ka një gjë që sistemi e ndalon është votimi familjar se mund të paraqitet vetëm 1 votues që nëse do të duhet, me këshillimin e një përfaqësuesi teknik do të ndihmohet në procesin e votimit por pa u identifikuar zgjedhja. Kemi sjellë në Elbasan në tre pika, në bashkinë e Kamzës në 2 ambiente dhe në bashkinë e Vorës në 1 ambient për t’u familjarizuar. Këto do të qëndrojnë deri para zgjedhjeve ndaj i nxis partitë politike dhe mediat që të nxisin qytetarët të testojnë pajisjen”, tha Celibashi.

Votimi elektronik është aktualisht në Elbasan në tre pika, në bashkinë e Kamzës në 2 ambiente dhe në bashkinë e Vorës në 1 ambient.

ilirjan celibashi kqz zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll