Politike

Rivali i denoncoi të birin me furgonin me ushqime, kandidati i PS në Has: Ishin pako për natën e Kadrit

Akuzat për blerje votash, ai i quan si ekzagjerim.

18 Prill 2023, 09:46 Nga f.g

Rivali i denoncoi të birin me furgonin me ushqime, kandidati i PS në
HAS- Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Hasit, Halit Mulaj ka reaguar një ditë pas denoncimit të fortë të kandidatit të "Bashkë Fitojmë", Miftar Dautit se një furgon i drejtuar nga i biri i Mulajt ishte duke shpërndarë ushqime në këmbim të votës për 14 majin. Në një reagim publik, Mulaj thotë se kutitë me ushqime që shihen në pamje jepen çdo vit për besimtarët myslimanë me rastin e natës së "Kadrit". 

Sqarimi i plotë i Halit Mulajt:

Në këtë natë KADRI dua të shpreh gjithë keqardhjen Time, gjithë neverinë dhe indinjaten jo vetëm Timen, ndaj rivalit tim, që disa pako tradicionalisht të përvitshme në këtë natë të bekuar jepen, po e ekzagjeron si blerje votash.
Më vjen turp dhe u them sinqerisht se, nuk arrij ta kuptoj gjjthë këtë egzagjërim!!
E vetmja gjë që po kuptoj në gjithë këtë histori, është se, rivali im po tregohet shum i vogël, gjë që unë nuk e dija që është në këtë nivel!!
Të dashur miqtë e mi, nuk dua të merrem me vogëlsira, ua lë në dorë Ju të dashur Hasian, ta refuzoni masivisht këtë vogëlsirë më 14 maj,
Duke u kërkuar ndjesë për këtë reagim të detyruar nga sjellja negative e rivalit.
Uroj vetëm gëzime në familjet Tuaja..!!!/Dosja.al

halit mulaj myftar dauti beqir mulaj lokalet 2023 fushata 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll