Politike

'Nisma Thurje' çel fushatën zgjedhore për Këshillin Bashkiak

Ai prezantoi kandidatët e Nismës Thurje për Këshillat Bashkiak, të cilët kanë moshën më të re nga të gjitha subjektet politike garuese në këto zgjedhje.

18 Prill 2023, 09:40 Nga k.m.
'Nisma Thurje' çel fushatën zgjedhore për
Endrit Shabani

TIRANË- Nisma Thurje çeli ditën e hënë fushatën zgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 Majit. Gjatë eventit të organizuar për këtë qëllim, kryetari i Nismës, Endrit Shabani u shpreh se synimi në këto zgjedhje është të nxjerrin në pension klasën politike 33 vjeçare, të cilët e kanë sjellë vendin në pikën ku të rinjtë nuk e shohin më të ardhmen në vendin e tyre. Ai prezantoi kandidatët e Nismës Thurje për Këshillat Bashkiak, të cilët kanë moshën më të re nga të gjitha subjektet politike garuese në këto zgjedhje.

Gjithashtu, Pano Soko shpjegoi programin e Nismës Thurje këto zgjedhje duke shpjeguar nevojën që ka Tirana për të patur një transport publik, çka e bën të nevojshme anullimin e konçesioneve që janë dhënë për urbanët. Ai gjithashtu shpjegoi se synimi i Nismës Thurje është që duke shkuar në Këshillin Bashkiak të Tiranës, të kërkojë uljen e çmimit të ujit të pijshëm, si dhe të hetojë se çfarë është bërë me paratë që u mblodhën për të siguruar 24 orë ujë pa ndërprerje.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll