Politike

Vuri fytyrën e tij- Këto janë pemët që mbolli Rama nëpër Tiranë

Edhe pse premtoi se do të mbillte vetëm pemë për fushatë, Rama ka bërë një përjashtim të vogël...

18 Prill 2023, 09:15 Nga k.m.
Vuri fytyrën e tij- Këto janë pemët që mbolli Rama
Edi Rama

TIRANË- "Do iu lutesha kryetarëve të bashkive, mundësisht jo postera që ngjiten për mure në rrugët e qyteteve të tyre e pastaj ngelen aty dhe zbardhen dhe bien copa-copa si lëkurë e zgjebes. Ndotëse, të shëmtuara të mjedisit dhe të vetë imazhit të politikës. Nuk ka nevojë për atë,"-kështu e nisi kryeministri Edi Rama fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit. Por ashtu siç e tha, ashtu edhe e shkeli kërkesën e tij.

LSA realizuar një vëzhgim në Tiranë, ku duket qartë se kudo në Tiranë, ky duket kryeministri Edi Rama me sloganin “Vetëm përpara”, ndërkohë që në të njëjtin poster janë dhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta “vetëm mbrapa”.

Edhe pse premtoi se do të mbillte vetëm pemë për fushatë, Rama ka bërë një përjashtim të vogël. Por posteri ka ngritur shumë pikëpyetje. Mos garon gjë Rama për Bashkinë e Tiranës? Pse nuk është fotoja e Veliajt në vendin e kryeministrit, tek e fundit ai përballet me zgjedhësit në 14 maj? 

edi rama

Sondazh

Poll