Një ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e apandisitit , Rama del nga spitali, vijon trajtimin mjekësor në shtëpi
Rama u u diagnostikua me apandesit akut, ndaj iu desh t’i nënshtrohej me urgjencë operacionit që rezultoi i suksesshëm.
TIRANË- Kur kanë kaluar 24 orë nga operacioni, kryeministri Edi Rama ka lënë sot ambientet e spitalit. Kreu i Qeverisë ka lënë mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, ambientet e spitalit. Një ditë më parë, atij iu desh të kryente ndërhyrje me laparoskopi nga ekipi i kirurgjisë në QSUT, për apandesitin akut.
Rama është dërguar për në banesën e tij për të vijuar trajtimin mjekësor pranë familjes.
Kryeministri shkoi mbrëmjen e 17 prillit me urgjencë në spital dhe pas kryerjes së disa testeve imazherike. Ai u diagnostikua me apandesit akut, ndaj iu desh t’i nënshtrohej me urgjencë operacionit që rezultoi i suksesshëm.
Ndërhyrja zgjati rreth 1 orë dhe u krye me laparoskopi, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT. Gjata, bëri të ditur për mediat gjendja e Ramës ishte e mirë e se koha e rikuperimit nuk do të jetë më shumë se 2-3 ditë./Dosja.al
Sondazh
Belind Këlliçi: Pas 14 Majit ndaloj urgjent pagesat për Inceneratorët
Belind Këlliçi TIRANË- Ndalimi i pagesës për inceneratorin e Tiranës është një ndër punët e para q...
Jozefina Topalli: Do zhdukemi nëse fiton Rama
Jozefina Topalli SHKODËR- Drejtuesja e qarkut politik të Lezhës për Partinë Demokratike, Jozefina Topalli thotë se PD-ja do...
Alibeaj ankimon në KAS vendimin e KQZ: Emri i Metës të vendoset në fletën e votimit, ishte qokë e Celibashit!
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Përfaqësuesi ligjor i deputetit Enkelejd Alibeaj kërkon që në fletën e votimit, krah emrit t&eu...
Këlliçi: Ku shkuan miliona dollarë që qytetarët e Tiranës paguan për ujin e rritur me 44%? Abuzimi në Bashkinë e Tiranës është në nivele alarmante
Belind Këlliçi TIRANË- Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, paraqiti platformën e ...
VIDEO/ Kandidati i Opozitës ndalon furgonin e djalit të rivalit të tij në Has: E ka mbushur me ushqime për vota, kemi lajmëruar policinë
Miftar Dauti HAS- Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë", Miftar Dauti, ka ndaluar furgonin e djalit të kandidatit të PS Hal...
Vasili risjell premtimin e pambajtur të Veliajt: Fushata jote është e mbushur me gënjeshtra
Petrit Vasili TIRANË- Deputeti i opozitës Petrit Vasili ka risjellë një premtim ta pambajtur të Erion Veliajt që ka bër...
FOTOT/ KQZ miraton fletët e votimit për 8 bashkitë e qarqeve Kukës dhe Shkodër, ja si renditen emrat e kandidatëve
KQZ TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot modelin e fletëve të votimit të dy qarqeve, për zgjedhjet lokale të...
“BIRN” për 14 majin: Rama rrezikon të humbasë Malësinë e Madhe, përplasje e ngushtë mes dy palëve
Sondazh TIRANË- Gati 46 mijë votues në bashkinë Malësia e Madhe në veri të Shqipërisë do të kenë mun...
“O me ne, o me ata”/ Frederik Ndoci del hapur kundër Bardh Spahisë: Monizmi i dytë në Shkodër, paralajmërojnë artistët që guxojnë të mos jenë militantë
Frederik Ndoci SHKODËR- 14 maji po vjen dhe situata në Shkodër është ‘nxehur’ edhe në radhët e artistëv...
Të shtënat me armë në Alabama, humb jetën dhe sportisti 18-vjeçar në festën e datëlindjes së motrës së tij
Phil Dowdell SHBA- Ylli në rritje i sportit, Phil Dowdell, është identifikuar si një nga viktimat e sulmit masiv në festën e ...
