Alibeaj ankimon në KAS vendimin e KQZ: Emri i Metës të vendoset në fletën e votimit, ishte qokë e Celibashit!
Me këtë vendim, sipas përfaqësuesit të Alibeajt, Celibashi po minon procesin zgjedhor.
TIRANË- Përfaqësuesi ligjor i deputetit Enkelejd Alibeaj kërkon që në fletën e votimit, krah emrit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ të shkruhet emri i Ilir Metës. Në një ankimim që është dorëzuar në KAS, Indrit Sefa shkruan se miratimi i fletës pa emrin e kryetarit të koalicionit është një “qokë” të kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi për “non gratan”. Me këtë vendim, sipas përfaqësuesit të Alibeajt, Celibashi po minon procesin zgjedhor.
Postimi:
Qokat e vazhdueshme të Celibashit për koalicionin e të padeshiruarve (Non Grata) nuk do të ndalojnë Partine Demokratike të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë dhe institucional për ta kthyer KQZ në rrugen e ligjit. Sot dorëzuam ankimin në KAS për të ndjekur rrugën institucionale të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor. Bashkëlidhur tij vendosëm dhe propozimin tonë për Fletën e Votimit dhe Fletën e Votimit e përdorur në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021. Siç ja bëra me dije në seancë publike me këto vendimarrje është duke minuar proçesin zgjedhor me vetëdijë. Nuk ka ekzistuar dhe nuk ka për të ekzistuar kurrë një subjekt zgjedhor në fletën e votimit pa të dhënat e atij që e drejton. Unë e kuptoj sikletin e vendosjes së emrit por kjo kurrsesi nuk është në dorë të askujt vecse të ligjit. Bejëni vetë diferencën. Celibashi o ka shkelur ligjin në 2021 ose është duke e shkelur tani. Përgjigjën e di vetë ai.
Më herët, deputeti Alibeaj i ka dërguar një letër Autoritetit të Medias Audiovizive dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ka kërkuar që të mos e lejojnë më përdorimin e logos së PD. Në letër thuhet se duhen marrë masa për zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe të ndalojnë përdorimin e emrit të PD, logos dhe simboleve nga subjekte zgjedhore të cilat nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike, duke shënjestruar kështu kryedemokratin Sali Berisha dhe mediave që i referohen atij si kryetar të Partisë Demokratike.
Sondazh
Këlliçi: Ku shkuan miliona dollarë që qytetarët e Tiranës paguan për ujin e rritur me 44%? Abuzimi në Bashkinë e Tiranës është në nivele alarmante
Belind Këlliçi TIRANË- Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, paraqiti platformën e ...
VIDEO/ Kandidati i Opozitës ndalon furgonin e djalit të rivalit të tij në Has: E ka mbushur me ushqime për vota, kemi lajmëruar policinë
Miftar Dauti HAS- Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë", Miftar Dauti, ka ndaluar furgonin e djalit të kandidatit të PS Hal...
Vasili risjell premtimin e pambajtur të Veliajt: Fushata jote është e mbushur me gënjeshtra
Petrit Vasili TIRANË- Deputeti i opozitës Petrit Vasili ka risjellë një premtim ta pambajtur të Erion Veliajt që ka bër...
FOTOT/ KQZ miraton fletët e votimit për 8 bashkitë e qarqeve Kukës dhe Shkodër, ja si renditen emrat e kandidatëve
KQZ TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot modelin e fletëve të votimit të dy qarqeve, për zgjedhjet lokale të...
“BIRN” për 14 majin: Rama rrezikon të humbasë Malësinë e Madhe, përplasje e ngushtë mes dy palëve
Sondazh TIRANË- Gati 46 mijë votues në bashkinë Malësia e Madhe në veri të Shqipërisë do të kenë mun...
“O me ne, o me ata”/ Frederik Ndoci del hapur kundër Bardh Spahisë: Monizmi i dytë në Shkodër, paralajmërojnë artistët që guxojnë të mos jenë militantë
Frederik Ndoci SHKODËR- 14 maji po vjen dhe situata në Shkodër është ‘nxehur’ edhe në radhët e artistëv...
Të shtënat me armë në Alabama, humb jetën dhe sportisti 18-vjeçar në festën e datëlindjes së motrës së tij
Phil Dowdell SHBA- Ylli në rritje i sportit, Phil Dowdell, është identifikuar si një nga viktimat e sulmit masiv në festën e ...
Berisha: Rama po degradon familjen, këta pyesin fëmijët nëpër kopshte se çfarë gjinie preferojnë
Sali Berisha GRAMSH- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj po degradojnë familjet shqiptare. N...
Berisha: Marrin lopatën e na hedhin hi syve! Duan të mbulojnë mashtrimin e 1 mln pemëve, kanë paguar 5600 euro për fidan
Sali Berisha GRAMSH- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se Partia Socialiste ka nisur fushatën e zgjedhjeve lokale me mbjellje pemësh për...
Berisha: Rama shkatërroi bujqësinë, Braçen desh e hëngrën me lecka! Sot i marrim qepët nga Kina
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se socialistët nuk flasin kurrë në Kuvend për qytetarët, por vetëm p...

