Politike

Berisha: Marrin lopatën e na hedhin hi syve! Duan të mbulojnë mashtrimin e 1 mln pemëve, kanë paguar 5600 euro për fidan

Kreu i PD-së shtoi se ata duhet të japin llogari për paratë e harxhuara pasi kanë paguar 5600 euro për një fidan. 

17 Prill 2023, 18:34 Nga F.M
Berisha: Marrin lopatën e na hedhin hi syve! Duan të mbulojnë
Sali Berisha

GRAMSH- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se Partia Socialiste ka nisur fushatën e zgjedhjeve lokale me mbjellje pemësh për të mbuluar skandalin. Nga Gramshi, ku prezantoi kandidatin e koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Berisha tha se në këtë mënyrë, Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj po mbulojnë skandalin me 1 milionë pemë që Veliaj ka deklaruar se ka mbjellë në Tiranë. Kreu i PD-së shtoi se ata duhet të japin llogari për paratë e harxhuara pasi kanë paguar 5600 euro për një fidan. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Çfarë po ndodh tani? E keni vënë re ju, ka kapur lopatën tani dhe kalojnë nga rrethi në rreth me lopatë në dorë se gjoja po mbjellin pemë. Prisni, me dheun e asaj lopate ai në radhë të parë do të ju hedhë hi syve qytetarëve, se nuk është i zoti të ballafaqohet në asnjë rast me asnjë kandidat tonë në asnjë bashki. Sille atë, sille këtu. Të ju pyes një gjë. A duhet që të përballemi në televizor njëri me tjetrin dhe të ua themi të vërtetat njëri-tjetrit para jush. Këta se pranojnë, nuk ka kandidat të tyre. Këta janë si hije, nuk dalin në asnjë ekran televiziv. Dhe pastaj merr lopatën dhe mendon se do të ju mashtrojë me lopatën. Merr lopatën dhe do të mbjellë gjithsej, 3600 pemë. Po ku e kanë hallin, e kanë hallin tek pylli 1 milion, që bashkë me Erion Veliajn pretendojnë se kanë mbjellë 1 mln pemë në Tiranë. Por të ju them të vërtetën. Kur bëra llogaritë dhe e shihja se ishte e turpshme, një mashtrim banal i papërgjegjshëm, ato 1 milion pemë, duan të paktën 6-9 mijë hektarë. Kurse parku i liqenit ka 32 mijë pemë. Vetëkuptohet se në 1 milionë pemë kanë vjedhur paratë për 990 mijë fidanë. Po si kanë vjedhur, kanë vjedhur me një pishtë, 10 fishin e çmimit. Kanë blerë pishën 5600 euro. Po, me fatura. Atëherë ky meqë ka dalë gjithë ky skandal, merr lopatën dhe kujton se po mashtron. Ndaj dhe ne duhet të ballafaqojmë gjërat, duhet të ballafaqojmë të vërtetat. Me datën 14 maj, ju sigurosht që do të votoni 1-shin, koalicionin, do të votoni 1-shin, Hasim Çekrezin. Por të jeni të sigurtë se keni votuar në një votim historik. Keni votuar për fatin e Shqipërisë, për fatin e familjes shqiptare. Keni votuar për fatin e qytetarëve të Gramshit dhe Shqipërisë.

sali berisha fushata 2023

Sondazh

Poll