Politike

Zgjedhjet e 14 majit/ Dikur “armiq, sot përfaqësuesja e ODIHR takohet me Berishën (FOTO)

Takimi ka nisur në orën 13:00, në selinë e PD, teksa po sot ka takuar dhe kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

17 Prill 2023, 13:26 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 14 majit/ Dikur “armiq, sot përfaqësuesja e ODIHR
Sali Berisha dhe Audrey Glover

TIRANË- Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover është takuar ditën e sotme me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën. Takimi ka nisur në orën 13:00, në selinë e PD, teksa po sot ka takuar dhe kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Zgjedhjet e 14 majit/ Dikur “armiq, sot përfaqësuesja e ODIHR

Më herët në një deklaratë për mediat, Glover bëri me dije se ndërkombëtarët janë përqendruar tek zgjedhjet lokale të 14 majit.

Dikur Berisha e kishte shpallur “armike” shefen e ODIHR, por sot i hapi dyert e zyrës. Berisha e shpalli “non grata” pas zgjedhjeve të 26 majit të vitit 1996, ku u dhunuan komisionerët.

“Nuk ka as dashuri as armiqësi të përjetshme”- tha Berisha disa javë më parë për atë që ka ndodhur 27 vite më parë, madje sipas tij, shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audrey Glover në zgjedhjet e fundit ka bërë një raport profesional. Sipas tij, nëse raporti i Glover do të vlerësohej dhe të merrej më seriozisht nga komuniteti ndërkombëtar, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje./Dosja.al

audrey glover sali berisha

Sondazh

Poll