Politike

Dhunimi dhe pengmarrja e 28-vjeçares në Tiranë, Berisha: Jeta në kryeqytet po bëhet gjithnjë e më e pasigurt

Sali Berisha solli në vëmendje vdekjen e kenianes, Joyce Aoko, duke u shprehur se edhe dhunimi i të resë në Tiranë, tregon se në kryeqytet dominon mafia e lidhur me qeverinë.

17 Prill 2023, 12:11 Nga k.m.

Dhunimi dhe pengmarrja e 28-vjeçares në Tiranë, Berisha: Jeta

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për dhunimin e 28-vjeçares në Tiranë nga Gleard Gusholli, i cili për një javë rresht e dhunoi dhe e mbajti peng të dashurën e tij, në një banesë në kryeqytet. Në një deklaratë për shtyp nga selia e PD-së, Berisha solli në vëmendje vdekjen e kenianes, Joyce Aoko, duke u shprehur se edhe dhunimi i të resë në Tiranë, tregon se në kryeqytet dominon mafia e lidhur me qeverinë. Ndër të tjera, kryedemokrati përmendi se ngjarja e fundit fakton se jeta në Tiranë është bërë gjithnjë e më e pasigurt dhe se rendin e ka në dorë krimi dhe mafia.

"Një vajzë, 26-vjeçare, u burgos e marrë peng në shtëpi i ashtuquajturi partner. Duke kryer ndaj saj një terror fizik dhe psikologjik tipik për strofullat e mafies me protektoratin e mafies. Jeta në Tiranë bëhet gjithnjë e më e pasigurtë. Rendin në dorë e ka krimi dhe mafia. U ndala në këtë rast dramatik, sepse muaj më parë, një vajzë nga Kenia, 19-vjeçare, që punonte në një kazino, u masakrua. Klithmat e saj ranë në vesh të shurdhër. Vrasësi është i sojit të qeverisë. Vetëm qeveria arrin të heshtë, të shkatërrojë, të rrënojë të gjitha provat për të mbrojtur ministrat e saj kriminelë që fshehin krimin. Tirana është pra sot, qytet ku dominon ligji i mafias, ku dominon mafia. Mafia e Tiranës, duke pasur parasysh se ka pushtetin, është mafia më e rrezikshme e Europës. Ajo tejkalon Ndrahhetën, Sakra Korona Unitën, tejkalon të gjitha grupet mafioze, sepse kreu i saj është qeveria mafioze shqiptare. Dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar ndaj 26-vjeçares, indiferencën e treguar nga organet e rendit dhe në tërësi dorëzimin e sigurisë dhe rendit të qytetarëve në duart e organizatave kriminale nga një qeveri e lidhur kokë e këmbë me to,"-tha Berisha.

Gleard Gusholli, 31-vjeçar, nga Tirana ka mbajtur për një javë të mbyllur partneren e tij, 28-vjeçare. E reja u dhunua barbarisht nga bashkëjetuesi i saj, duke u qëlluar me mjete të forta, grushta dhe këmbë karrigeje.  Njëra prej vajzave që e ka dërguar në klinikën private ka qenë motra e agresorit, e cila është marrë në pyetje nga policia dhe i ka dërguar në banesë ku vajza është mbajtur dhe dhunuar për ditë me radhë.

Autori, së bashku me 4 persona të tjerë janë vënë në pranga, pasi këto të fundit nuk kallëzuan krimin, përkrahën autorin e krimit dhe kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës. Mësohet se njëri prej djemve që ka ndihmuar Gushollin të largohet e të fshihet ka qenë kunati i tij, burri i motrës. Për disa orë me radhë policia e ka kërkuar dhe është lokalizuar diku pranë Zogut të Zi. Gusholli, pasi është arrestuar ka treguar se ishte shumë xheloz, por nuk ka dhënë detaje të plota e konkrete në lidhje me ngjarjen e rëndë.

merret peng 28 vjecarja ne tirane sali berisha

Sondazh

Poll