Politike

Rama operohet në orët e para të mëngjesit në QSUT, diagnostikohet me apandesit akut

Apandesiti akut, është dhembja e menjëhershme dhe e madhe e zorrës qorre dhe kërkon ndërhyrje urgjente.

17 Prill 2023, 08:11 Nga A.B
Rama operohet në orët e para të mëngjesit në QSUT,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kryer një ndërhyrje për heqjen e apandesitit. Ai mbërriti natën e kaluar në qendrën spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, ku u kryen disa testeve imazherike. Pas kontrolleve, kreu i qeverisë u diagnostikua me apandesit akut, e ndaj iu desh të futej në operim në orët e para të mëngjesit.

Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anesteziste, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjise në QSUT. Raportohet se ndërhyrja ka përfunduar me sukses dhe gjendja shëndetësore e Ramës paraqitet e mirë.

Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, Kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendisitit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, Shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT”, thuhet në njoftim.

Kriza e apandesitit është një komplikacion që ndodh, sidomos nga mosha 10 deri në 30 vjeç, por ka
raste edhe në moshën e vjetër. Apendiciti akut, nga vetë emri, është dhembja e menjëhershme dhe e madhe e zorrës qorre dhe kërkon ndërhyrje urgjente./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll