Politike

Alibeaj cakton datën: Më 18 prill çelim fushatën (Zbulohet vendi)

Aktiviteti do të mbahet në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti” në Tiranë.

16 Prill 2023, 23:17 Nga F.M
Alibeaj cakton datën: Më 18 prill çelim fushatën (Zbulohet
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka caktuar datën dhe vendin ku do të çelë fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Në një njoftim, Alibeaj bën me dije se do ta nisë fushatën elektorale ditën e martë, në datën 18 prill. Aktiviteti do të mbahet në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti” në Tiranë.

Njoftimi i Alibeajt:

Të dashur demokrate dhe demokratë, të dashur qytetarë të Tiranës, Partia Demokratike ju fton në çeljen e fushatës për zgjedhjet e 14 majit dhe garën për bashkinë e Tiranës. Të martën, ora 17.00, në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti”.

Aleanca ‘Bashkë Fitojmë’ dhe Partia Socialiste e kanë çelur tashmë fushatën dhe kanë nisur me takimet.

enkelejd alibeaj fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll