Politike

Arlind Qori tregon pse kandidoi vetëm në Tiranë: Nuk kemi para, shteti s’na jep asnjë kacidhe

Ai shpjegon se nëse do të kandidonte në të gjithë Shqiërinë, do të duhet të kishte një infrastrukturë për të lëvizur dhe kjo gjë kërkon fonde.

16 Prill 2023, 19:53 Nga F.M
Arlind Qori tregon pse kandidoi vetëm në Tiranë: Nuk kemi para,
Arlind Qori

TIRANË- Arlind Qori, kandidati i Lëvizjes Bashkë për Tiranën ka treguar arsyet që e detyruan të kandidonte vetëm në kryeqytet. Në një intervistë për Euroneës Albania, Qori tha se njhë nga arsyet është mungesa e parave. Ai shpjegon se nëse do të kandidonte në të gjithë Shqiërinë, do të duhet të kishte një infrastrukturë për të lëvizur dhe kjo gjë kërkon fonde. Qori tha gjithashtu se shteti nuk i ka financuar, ndaj kanë zgjedhur vetëm Tiranën për të kandiduar.

“Që të kandidonim në gjithë Shqipërinë do të na duhej të kishim infrastrukturë lëvizjeje në gjithë Shqipërinë. Nëse na Tiranë ne mund ta bëjmë këtë, ikim në këmbë dhe me autobus, të shkonim deri në Gjirokastër me autobusin e linjës na ikte gjysma e ditës, pra në këtë kuptim, buxheti i shtetit ne si parti e sapo formuar nuk na jep një kacidhe, asnjë lekë. Kjo është arsyeja e parë, pra arsye infrastrukturore. Arsyeja e dytë është politike. Tirana është kryqendra e vendit, ndryshimi do të nisë nga Tirana sidoqoftë. I ofrojmë qytetarëve model në Tiranë, strategji politike në Tiranë, mënyrë e re e të bërit fushatë dhe të organizimit politik në Tiranë dhe këtë gjë do të bëjmë ne në Tiranë. Do të jetë prova gjeneralë e asaj që ne synojmë të bëjmë në të gjithë Shqipërinë,”- u shpreh Qori.

arlind qori

Sondazh

Poll