Politike

KQZ nuk vendos emrin e Metës në fletën e votimit, Alibeaj: Kanë frikë se është turp

Alibeaj u shpreh se PD me drejtimin e tij, ka mundësi për t'u ringritur dhe për të qënë e pastër.

16 Prill 2023, 15:04 Nga A.B
KQZ nuk vendos emrin e Metës në fletën e votimit, Alibeaj:
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është shprehur se demokratët kanë turp të dalin me emrin e Metës në fletën e votimit. Gjatë takimit të sotëm me demokratët, Alibeaj u shpreh se PD me drejtimin e tij, ka mundësi për t'u ringritur dhe për të qënë e pastër.

Kanë frikë more frikë sepse është turp. Kanë frikë të nxjerrin ermin e Ilir Metës aty. Këto janë  momente historike për ne, ne kemi një test të rëndësishëm në këto 30 ditë. Nuk do ndodhë gjëma, ne duhet të dalim sa më serioz. Pas 14 majit do të hapet një hapësirë e re, mundësi e re për të ringritur me të vërtetë PD. Siç nuk ka qenë kurrë, e pastër dhe me ideologjinë e demokratëve.”- tha Alibeaj.

enkelejd alibeaj ilir meta

Sondazh

Poll