Politike

“Betejë e pazakontë”/ Bardhi në Lezhë: Nuk ia falim askujt që në 2023 të përsërisim gabimet e të shkuarës

Bardhi e quan këtë betejë elektorale të pazakonte, por theksoi e kanë hyrë me një qëllim që të ruajnë dinjitetin e partisë.

16 Prill 2023, 12:28 Nga A.B
“Betejë e pazakontë”/ Bardhi në Lezhë: Nuk ia
Gazment Bardhi

LEZHË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi mori pjesë në hapjen e fushatës zgjedhore në bashkinë e Lezhës. Ai u takua me kryesinë e Degës me strukturat lokale të PD.

Bardhi e quan këtë betejë elektorale të pazakonte, por theksoi e kanë hyrë me një qëllim që të ruajnë dinjitetin e partisë.

“Në këtë sallë dhe kudo ku është PD, më besoni është pjesa e arsyeshme e PD. Ajo që në 32 vite ka qenë këtu, edhe kur ia kanë përplasur derën në surrat ka qenë po këtu se duan PD. Edhe në këtë betejë elektorale të pazakontë kemi hyrë me një qëllim, të ruajmë dinjitetin e PD. Ka qenë vendim i vështirë, çdo zgjidhje që mund të bënim ishte me pasojë. Secili mendonte që njëra zgjidhje kishte pasojat më të vogla, dikush tjetër mendonte që zgjidhja tjetër kishte pasojat më të vogla. Për Bashkinë e Lezhës u gjykua që do të duhet të bëheni pjesë e zgjidhjes. Një gjë s’ia falim askujt, në 2023 të përsërisim gabimet e të shkuarës për inate të momentit. Të gjithë e mbani mend në 2009 e mbushëm me pushtet Ilir Metën dhe me atë veprim, sollëm në pushtet Edi Ramën në 2013”, tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll