Politike

Arlind Qori tregon fëmijërin: Kalova para pallatit që kam jetuar, xhaxhi Qemali që më bënte xhiro jetonte ende aty

Me anë të një postimi në Facebook, Qori shkruan se sot ka shkuar pranë pallatit që është rritur, duke kujtuar kështu kohët kur ai ka qenë i vogël. Po

15 Prill 2023, 21:19 Nga I.A
Arlind Qori tregon fëmijërin: Kalova para pallatit që kam jetuar,
Arlind Qori

TIRANË- Kandidati për bashkinë e Tiranës Arlind Qori ka treguar fëmijërin e tij. Me anë të një postimi në Facebook, Qori shkruan se sot ka shkuar pranë pallatit që është rritur, duke kujtuar kështu kohët kur ai ka qenë i vogël. Po ashtu ai theksoi se një person me emrin Qemal që i bënte xhiro atij me triçikel kur ka qenë i vogël, jetonte ende në atë pallat.

Postimi i Plotë:

Sot kalova përpara pallatit ku kam lindur, diku pas Shkollës së Bashkuar. Oborri dhe tullat e zverdhura ishin ashtu siç i mbaja mend. Ishin shtuar makinat dhe depozitat e ujit. Oborri m’u duk mjaft më i vogël. Në këtë vend kam kujtimet e para, teksa vija vërdallë me shokun tim të ngushtë, Erin, apo dilja për të luajtur në një fushë e cila, afërmendsh, nuk ekziston më. Ndenja disa minuta përpara hyrjes së pallatit, teksa përshkoja me sy krejt fasadën e tij. Një banor që e takova më herët më tha se në katin e parë jetonte akoma xhaxhi Qemali, i cili më bënte xhiro në koshin e triçiklit të ushtrisë. U futa brenda. Shkallët, dyshemeja dhe parvazët e pallatit ishin si në kujtimet e mia. U ngjita deri në katin e katërt. Në të djathtë ishte një derë e kuqerremtë, nga ku kam ikur pa mbushur mirë 4 vjeç. Desha të trokisja dhe t’u flisja banorëve të asaj shtëpie, por më erdhi zor. Kushedi ç’alien do t’iu isha dukur!

arlind qori

Sondazh

Poll