Politike

Meta: Vetëm 29 ditë na ndajnë nga kthimi i bashkive në shërbim të qytetarëve

Meta shkruan se pas 14 majit të rinjtë në vend do të kenë mundësi që të shohin të ardhmen në vendin e tyre dhe jo në emigrim.  

15 Prill 2023, 20:27 Nga I.A
Meta: Vetëm 29 ditë na ndajnë nga kthimi i bashkive në
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se vendin e ndajnë vetëm 29 ditë nga kthimi i bashkive në shërbim të qytetarëve. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se pas 14 majit të rinjtë në vend do të kenë mundësi që të shohin të ardhmen në vendin e tyre dhe jo në emigrim.  

Postimi i Plotë:

Edhe 29 ditë që në Shqipëri të kemi kryebashkiakë në shërbim të qytetarëve, që ulin taksat, që ulin koston e jetesës dhe që krijojnë mundësi që të rinjtë ta shikojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Edhe 29 ditë që Këshillat Bashkiakë të kthehen në tribuna të qytetarëve dhe në garante të transparencës dhe llogaridhënies. Bashkë Fitojmë!

ilir meta

Sondazh

Poll