Politike

Rama nga Kavaja ironizon opozitën: S’merren drutë me qen kur ka alamet gomerësh si ne

Rama bëri një krahasim se të zgjidhje opozitën për të zgjidhur problemet e Kavajës, ishte si të lije qentë të ngarkonin dru.

15 Prill 2023, 19:08 Nga I.A
Rama nga Kavaja ironizon opozitën: S’merren drutë me qen kur ka
Edi Rama

KAVAJË- Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu sulmet ndaj kundërshtarëve të tij në Kavajë. Gjatë takimit me banorët, Rama bëri një krahasim se të zgjidhje opozitën për të zgjidhur problemet e Kavajës, ishte si të lije qentë të ngarkonin dru.

“Të shkosh të ngarkosh dru, të kesh alamet gomerësh si puna jonë e të marrësh qen të ngarkojnë dru, nuk bën vaki. Qeni nuk ngarkon dot dru. Se në vend të ngarkosh dru ha edhe ndonjë kafshim pastaj. Kjo është historia e thjeshtë, kush i ngarkon drutë dhe kush i çon në vend. Për këtë është vota. për këtë i thonë popullit sovran, se sovrani, mbreti merr shërbëtor në punë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll