Politike

Veliaj: Saliu e katapultoi kandidatin nga Tirana për në Rrogozhinë, Edisoni është i juaji

Veliaj u shpreh se Berisha e ka katapultuar nga Tirana kandidatin e vet, ndërkohë që shtoi se kandidati i tyre është nga i njeti vend ku dhe po kandidon.

15 Prill 2023, 18:38 Nga I.A
Veliaj: Saliu e katapultoi kandidatin nga Tirana për në
Erion Veliaj

RROGOZHINË- Drejtuesi politik i PS-së në Tiranë, Erion Veliaj ka ironizuar kandidatin e koalicioni 'Bashkë Fitojmë' për Rrogozhinën. Gjatë një takimi me qytetarët sot, Veliaj u shpreh se Berisha e ka katapultuar nga Tirana kandidatin e vet, ndërkohë që shtoi se kandidati i tyre është nga i njeti vend ku dhe po kandidon.

“Ata që deri dje drejtonin lojërat e fatit të Saliut, katapultohen në Rrogozhinë sepse nuk gjejnë dot kandidatë. I thonë qytetarëve të Rrogozhinës “na e jepni bashkinë, - a thua se është vare, qysqi a shkop bejsbolli, - që t’i biem qeverisë”. Ne ju themi se na duhet bashkia që Edisoni të flasë me kryeministrin Rama, t’ia miratojë projektet, të mbarojë ujësjellësi me ujë 24 orë, siç e ka Rrogozhina dhe pjesa më e madhe e rrethit tonë, dhe të kemi rrugë si Vilë Bashtova, të jetë Spilleja gjithashtu pjesë e vazhdimit të Golemit dhe këtë mund ta bëjmë vetëm me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Ndaj, për ne është një privilegj që Edi e fillon fushatën nga qarku ynë, nga dy njësitë që ne i kemi të rëndësishme, për të vazhduar projektet që ne i kemi në mes në Kavajë dhe Rrogozhinë”, u shpreh Veliaj. 

erion veliaj zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll