Politike

Rama: Nuk e sheh dot me Lalin se te del ditë natë TV? Thyeje televiziorin

Ndërsa nëse nuk durojnë dot Veliajn ta thyejnë fare, sepse i pari i Tiranës iu del ditë e natë në ekran.

15 Prill 2023, 18:15 Nga I.A
Rama: Nuk e sheh dot me Lalin se te del ditë natë TV? Thyeje
Rama dhe Veliaj

KAVAJË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me batutat thumbuese në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Gjatë një takimi elektoral në Kavajë, Rama tha se nëse qytetarët nuk e durojnë dot atë të fikin televizorin. Ndërsa nëse nuk durojnë dot Veliajn ta thyejnë fare, sepse i pari i Tiranës iu del ditë e natë në ekran.

”Nuk do që ta shohësh me sy Edi Ramën, më e thjeshta në botë, fik televizorin. Nuk do që ta shohësh me sy Lalin se të del ditë natë në televizor, thyeje televizorin, se me këtë jeni rehat se ky nuk del as në televizor (i referohet Redjan Kralit)”, tha Rama.

 

edi rama erion veliaj zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll