Politike

PIKAT/ Dhënia e shtetësisë shqiptare, Ministria e Brendshme propozon disa ndryshime

Një prej propozimeve ka të bëjë me fëmijët e porsalindur dhe arrihet vetëm në rastin kur dy prindërit e huaj, japin pëlqimin që fëmija të pajiset me shtetësinë shqiptare.

15 Prill 2023, 17:31 Nga I.A
PIKAT/ Dhënia e shtetësisë shqiptare, Ministria e Brendshme
Ministria e Brendshme

TIRANË- Ministria e Brendshme ka hartuar disa ndryshime në ligjin për shtetësinë shqipate. Këto ndryshime i lejon të huajt të pajisen me shtetësinë shqiptare më lehtë. Një prej propozimeve ka të bëjë me fëmijët e porsalindur dhe arrihet vetëm në rastin kur dy prindërit e huaj, japin pëlqimin që fëmija të pajiset me shtetësinë shqiptare.

Një tjetër ndryshim është dhe heqja e kriterit kufizues të moshës 18-vjeç për përfitimin e shtetësisë shqiptare. Kjo do të bëhet e mundur kur i riu nuk përbën kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të vendit, por edhe në rastet kur Republika e Shqipërisë ka interes kombëtar apo interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë dhe sportit.

 Një ndër propozuesit kryesor të ndryshimeve ligjore është Federata Shqiptare e Futbollit. FSHF është e mendimit se vendosja e kriterit “që të ketë mbushur moshën 18 vjeç”, sjell një kufizim të madh në drejtimin e kërkimit, zbulimit të talenteve të reja për dhënien e kontributit të tyre në skuadrat e kombëtares shqiptare.

ministria e brendshme

Sondazh

Poll