Politike

Berisha ka dy fjalë për Ramën dhe Rilindjen: Jemi shqiptarë ne o budallenj, të rinjtë i shoh si nipërit e mi!

Ai i kujtoi skandalin "McGonigal", duke e paralajmëruar se e pret i njëjti fat. Ndërsa e paralajmëroi që të mos e prekte votën e lirë të qytetarëve shqiptarë.

15 Prill 2023, 17:28 Nga k.m.
Berisha ka dy fjalë për Ramën dhe Rilindjen: Jemi shqiptarë
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, zyrtarisht ka çelur sot fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit. Gjatë fjalës së tij ai ka listuar të gjitha arritjet e bëra gjatë qeverisjes së tij duke u shprehur se Edi Rama është i tmerruar dhe nuk e shpëton dot asnjë manovër nga humbja e thellë. Ai i kujtoi skandalin "McGonigal", duke e paralajmëruar se e pret i njëjti fat. Ndërsa e paralajmëroi që të mos e prekte votën e lirë të qytetarëve shqiptarë.

"Edi Rama, siç konstatoni, ndjehet tmerrësisht i tmerruar. Është i tmerruar nga ju sepse ai e di se jeni misionarët e ndryshimit. Është i tmerruar se ai e di që do humbasë në mënyrë të turpshme më 14 maj. Atë e pret në mënyrë të pashmangshme, fati i mikut të tij, tradhtarit të kombit amerikan, Charles McGonigal. Ai e di se nuk ka gjykatës në botë që të dënojë ryshfetmarrësit dhe të mos dënojë ryshfetdhënësin. Nuk shpëton as se i vodhe vulën PD-së, nuk të shpëton as Soros, ky armik i egër i demokracisë shqiptare. Je krejtësisht i pashpresë.

Edi Ramës dhe rilindjes i themi këtu: jemi shqiptarë, ne o budallenj. Besën e prerë dhe votën e vjedhur nuk ta falim kurrë. Ndryshimi është në duart tuaja. Bashkë do fitojmë! Thirrjen që ndjeva unë e keni ndjeri edhe ju. Sot jeni pishtarë shprese që ndriçoni të ardhmen e Shqipërisë. Zoti e bekoftë opozitën shqiptare, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë. Ju sot tregoni se shqiptarët nuk shiten, sepse nuk vini te ne se jeni të blerë me narkoeuro siç bën Edi Rama. Ju nuk vini te ne se u premtojmë privilegje apo vende pune, ju sot i tregoni çdo shqiptari se dinjiteti është dinjitet dhe se ne nuk jemi një popull që mund të mashtrohemi.

Ndaj dhe sot ju bëj thirrje votoni ndryshimin, ndryshimi është ne duart tuaja, bashkë fitojmë. Qëllimi ynë më madhor do të jetë anëtarësimi i padiskutueshëm i Shqipërisë në BE. Prandaj kjo betejë që bëjmë së bashku është beteja më e rëndësishme e jetës tonë, qëllimi më kryesor është një Shqipëri Europianë, vend i zhvilluar , aleat i SHBA. Kur njeriu ka fatin e madh të bëhet gjysh të gjithë të rinjtë i sheh si nipërit dhe mbesat e tij ndjehet i detyruar ndaj tyre.

Është një thirrje e brendshme e imja për të ardhmen e rinisë shqiptare. Ai që do të zgjidhet do të marrë masat është lufta totale kundër varfërisë pasi varfëria sot është burinmi it ë jgitha të këqijave. Misioni jonë sot nuk do të jetë shqiptarët mso vdesin për bukë siç thotë Edi Rama, misioni ynë do të jetë shqiptarët të jetojnë si europianët, shqiptarët të jetojnë kjo do të thotë që pagat e shqiptarëve dhe pensionet tëj enë trefishi i atyre, të jenë më të lartat në rajon.

Si do arihet kjo, do arrihet duke zhdukur faturat e lindjes, ka para por ato janë të vjedhura, duek kthyer pasuritë kombëtare të shqiptarëve në bekim , Shqipëria është vend më i pasur në rajon, shqitparëve u takon ashtu si e patën 10 vite më parë të kenë rrogën më të lartë, vetëm kjo e vë në shina Shqipërinë. Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, këto objektiva do të jenë gjilpëra për të qepur plagët e hapura të shpopullimit. Miqtë e mi do ja dalim ta bëjmë këtë vend, unë besoj që Shqipërin e bëjnë vetëm shqiptarët që e duan dhe besojnë në atë. Unë besoj që Shqipërinë e shpëtojmë duke dhënë nga pak dashuri të gjithë. Nuk duhet të presim nga një lider, apo nga ndërkombëtarët, dashurinë më të sinqertë nënës mund tja japin vetëm bijtë e saj,"-tha Berisha.

sali berisha bf nis fushaten

Sondazh

Poll