Politike

KQZ i hap rrugën e kandidimit të Qerim Ismailajt në Mallakastër, por fillimisht e çon në prokurori për hetim të thelluar

Celibashi u shpreh se nuk ka ndalim për Ismailajn nga pikëpamja e ligjit që të jetë kandidat për kryetar në zgjedhjet e 14 majit.

15 Prill 2023, 15:59 Nga I.A
KQZ i hap rrugën e kandidimit të Qerim Ismailajt në
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se kandidati për Kryetar Bashkie i PS për Bashkinë Mallakastër, Qerim Ismailaj do të shkojë për hetim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme. Kjo pasi vetë kandidati në formularin e dekriminalizimit është i përgjigjur me Po, pyetjes nëse ka qenë në hetim apo gjykim në shtet tjetër. Celibashi u shpreh se nuk ka ndalim për Ismailajn nga pikëpamja e ligjit që të jetë kandidat për kryetar në zgjedhjet e 14 majit.

“I vetmi ligj që na tregon nëse një person është i dënuar është kodi penal. Ligji për dekriminalizimin na informon, pra vlerëson atë çfarë ka prodhuar kodi penal, jo në vetvete disponon mbi cilësitë e një personi bazuar në rekordet e tij penale, për të kandiduar ose jo. Në rastin konkret subjekti në fjalë është i paqenë. Subjekti nuk është i dënuar, as me kusht, është zgjedhje e ligjvënësit në këtë rast pse ka krijuar këtë avantazh por është kështu. Konsiderohet i paqenë, nuk ekziston. Dhe kur janë plotësuar kushtet për dënimin alternative sipas dokumentacionit nga prokuroria. Nuk ka ndalim për atë nga pikëpamja e ligjit që të jetë kandidat për kryetar në zgjedhjet e 14 majit. Tej kësaj, meqë në formularin e vetëdeklarimit, ai pyetjet: A ke qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim, i është përgjigjur me PO është rasti për ta ridërguar për hetim të thelluar në Prokurori. Nëse bëhet fjalë për të njëjtat raste që janë vlerësuar më parë. Si komisioner s’mund ta marr të mirëqenë, ndaj duhet të presim Prokurorinë”, tha Celibashi.

ilirjan celibashi kqz 15 prill 2023

Sondazh

Poll