Politike

Emri i Metës te koalicioni 'Bashkë Fitojmë', debati në KQZ, Celibashi: Rregullo tonin, je i paedukatë. Sefa: Po vendos precedentë të rrezikshëm

Celibashi nga ana tjetër ka deklaruar se vendosja apo jo e emrit të Metës nuk ka lidhje me PD-në e Alibeajt. 

15 Prill 2023, 15:37 Nga I.A
Emri i Metës te koalicioni 'Bashkë Fitojmë', debati
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Mosvendosja e emrit të një lideri në krye të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' ka krijuar debate në mbledhjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Në koalicionin 'Bashkë Fitojmë' nuk është vendosur emri i askujt dhe kjo ka bërë që përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Alibeajt, të mos e pranojnë dhe të kërkojnë vendosjen e emrit të Metës në krye të koalicionit. Celibashi nga ana tjetër ka deklaruar se vendosja apo jo e emrit të Metës nuk ka lidhje me PD-në e Alibeajt. 

Debati i plotë:

Sefa: E dëgjova me vëmendje përfaqësuesin e PL, më fal të koalicionit Bashkë Fitojmë, dhe nuk e kuptova nuk do të vendosë emrin e Metës në fletë?

Kazia: Ligjvënësi e ka përcaktuar qartë a duhet a s'duhet vendosur, bën pyetje retorike me përgjigje brenda. Po duke qenë se është i ri, KQZ s'ka lindur në 2021.

Sefa: Ky është precedent i parë që vjen një propozim pa emër kryetari të partisë që e kryeson.

Salianji: Palët përcaktojnë armët që dalin në garë, fleta mund të jetë edhe konsensus mes nesh. Të dielën të gjithë do votojmë me fletë votimi, ligji është i qartë në këtë pjesë. Përmbajtja e fletës së votimit, dhe elementët duhet të përmbajë. Pika 3 dhe është një variant që i kemi propozuar KQZ, emrat e subjekteve vendosen në fletë, përbri emrit të partisë vendoset sigla, dhe shkronjat nistore, numri si edhe emri i kreut të partisë. Sa i përket debatit, do isha të pranohej kjo fletë, nëse nuk do kishte debat në këtë sallë, nëse nuk do kishte konfondim. Nëse nga PD e kemi një arsye pse duan emrin, nga përfaqësuesi i Bashkë Fitojmë, nuk kemi arsye pse mos vendoset. Derisa ka një shqetësim, jeni ju si komisioner që të lejoni të mos krijohet ky konfuzion. Pra, do thoja të ftoni subjektin Bashkë Fitojmë të paraqesë emrin e kryetarit që drejton këtë koalicion.

Kaziu: Qëndrimet e njëjta, të njohura jo vetëm në këtë seancë, tregojnë haptazi marrëveshjen dhe qëndrimet e tyre për objektiva të përbashkëta. Ligji është i qartë le të aplikohet. Vënia në dukje e një kryetari të partie nuk do të thotë se zgjedhjet

Celibashi: Vendosja ose mosvendosja e Metës në fletë çfarë interesi ka në raport me subjektin tuaj?

Sefa: Rëndësi thelbësore në respektimin e ligjit. Zgjedhësi duhet ta dijë që ky koalicion ka PL, PDK dhe PBDNJ dhe nuk ka një parti me këtë logo dhe fakti që në fletë që ligjërisht drejtohet nga Meta, duhet të specifikohet në fletë. Është precedenti i parë dhe shumë i rrezikshëm!

Celibashi: Rregullo tonin kur flet me Komisionerin.

Sefa: Që në fillim kur ka nisur ky proces me Partinë Demokratike. Keni bërë veprime që kanë cenuar ligjin dhe rëndë procesin zgjedhor.

Celibashi: Po tregoheni shumë i paedukatë. Jep argumentet dhe më lër mua të flas. Nuk më imponohesh dot.

Sefa: Unë nuk i imponohem njeriut, nuk i bëj presione njeriut. Precedenti që ky komision ka në 32 vite, është rasti i parë që po tentohet të kalohet një fletë votimi pa emrin e drejtuesit të partisë.

kqz 15 prill 2023

Sondazh

Poll

Politike 15 Prill 2023, 12:50 k.m.

Berisha mbërrin në "Air Albania"

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e stadiumit "Air Albania". Teksa takonte të gjithë...