Politike

Meta para kandidatëve të koalicionit me Berishën: Është koha të vrapojmë!

Ilir Meta tha se garanci e fitores së opozitës në zgjedhje janë kandidatët e saj për bashkitë e vendit dhe këshillat bashkiakë.

15 Prill 2023, 15:47 Nga k.m.
Meta para kandidatëve të koalicionit me Berishën: Është
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në fjalën e tij në çeljen e fushatës për zgjedhjet lokale të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, u shpreh se kandidatët e opozitës janë kandidatë të zgjedhur dhe të angazhuar në kauza të mëdha. Në fjalën e tij në “Air Albania”, Meta u shpreh se kandidatët po i bëjnë shërbimet e fundit regjimit në fuqi. Kreu i Partisë së Lirisë tha se nuk do të ketë më taksa arbitrare, që shkojnë për pronarët në kërkim ndërkombëtar të inceneratorëve që s’ekzistojnë. Ai tha se garanci e fitores së opozitës në zgjedhje janë kandidatët e saj për bashkitë e vendit dhe këshillat bashkiakë.

"Është koha të vrapojmë. Edhe 29 ditë për ti dhënë fund monizmit absolut në pushtetin vendor. Shpesh pyes veten, më në fund pas 4 vitesh do të shkallmojmë pikërisht atë që askush nuk e mendonte dhe imagjinonte ndonjëherë në Shqipëri. Që ky vend anëtar i NATO-s, që ky vend 100% pro europian të jetë një vend ku në mënyrë të paligjshme, një klikë kontrollon në mënyrë absolute të gjithë pushtetin vendor, jo vetëm me kryebashkiakët, por edhe me të gjithë këshilltarët. Asnjë këshilltar opozitar në 4 vjet në Shqipëri. Dhe ne e dimë shumë mirë se pushtet absolut do të thotë korrupsion absolut ashtu siç është e gjithë Rilindja në pushtetin vendor dhe jo vetëm. Ndaj nuk është koha për ndryshim, sepse koha e ndryshimit ka kaluar me kohë. Është koha për revolucion. Po çfarë revolucioni? Për revolucionin me votë. Po çdo të sjellë ky revolucion me votë?
Do të sjellë përmbysje, do të sjellë përmbysjen e korrupsionit absolut dhe do të sjellë njëherë e përgjithmonë transparencë absolute, llogaridhënie absolute, për çdo kryebashkiak që do të zgjidhet dhe për këshillat bashkiake që do të mbrojnë interesin e qytetarëve. Ai autobuz atje është një shpresë e madhe jo thjesht për transportin falas çdo ditë për 200 mijë qytetarët e Tiranës, por ai autobuz është një shpresë e madhe se më në fund nuk do të vendosen taksa arbitrare për shërbime që kurrë nuk shkojnë tek qytetarët, por që shkojnë tek pronarët në kërkim ndërkombëtar të inceneratorëve që nuk ekzistojnë. Se më në fund do të ketë kryebashkiak që do të mendojnë e do të zgjidhin problemet më jetike të qytetarëve të Tiranës, të Durrësit, të Elbasanit, të Shkodrës e të gjithë Shqipërisë,"-tha Ilir Meta.

ilir meta bf nis fushaten

Sondazh

Poll

Politike 15 Prill 2023, 12:50 k.m.

Berisha mbërrin në "Air Albania"

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e stadiumit "Air Albania". Teksa takonte të gjithë...