Politike

Vendoret/ Kryemadhi lëvdon Këlliçin: Na mungonte suporti i grave, Belo u ka pëlqyer shumë vajzave të reja, fitore e madhe kjo...

Kryemadhi tha se Këlliçi ka fituar mbështetjen e munguar të zonjave dhe vajzave.

15 Prill 2023, 11:54 Nga k.m.
Vendoret/ Kryemadhi lëvdon Këlliçin: Na mungonte suporti i
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka komentuar fushatën e kandidatit të koalicionit opozitar "Bashkë fitojmë" për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. Në fjalën e saj për "Syri" para nisjes zyrtare të fushatës, Kryemadhi tha se Këlliçi ka fituar mbështetjen e munguar të zonjave dhe vajzave. Vota këto, që sipas Kryemadhit, kanë munguar më herët për opozitën. 

"Të bën të qetë kur dëgjon dhe diskuton. Në përgjithësi e kemi pasur mungesën e suportit nga gratë. Por çështja Belo u ka pëlqyer shumë vajzave të reja dhe për mua është fitore e madhe për kandidatin e Bashkisë së Tiranës. Edhe ngjyrat që përdoren tregojnë siguri dhe garanci...mua më jep optimizëm. Unë pres që të rikthehet opozita në institucione. Probabiliteti i marrjes së bashkive kryesore janë më afër se kurrë. Për të mos folur për këshillat bashkiakë që ia lamë në dorë Edi Ramës. Ka entuziazëm dhe racionalitet të saktë,"-tha Kryemadhi

monika kryemadhi zgjedhjet lokale 14 maj 2023 bf nis fushaten

Sondazh

Poll