Politike

'Ua, jo!'/ Rama horror në Kavajë, u 'rrëfehet' qytetarëve: Ta dini sa herë e rrah unë Redian Kralin...

Kur e dëgjuan batutën, qytetarët u frikësuan, duke e lënë të kuptohej qartë.

15 Prill 2023, 11:15 Nga k.m.
'Ua, jo!'/ Rama horror në Kavajë, u
Edi Rama dhe Redian Krali

KAVAJË- Kryeministri Edi Rama i cili ishte mëngjesin e kësaj të shtune në Kavajë për hapjen e fushatës zgjedhore, nuk i kurseu batutat. Por në një moment i frikësoi lidhur me marrëdhënien e tij me kandidatin e Partisë Socialiste, Redjan Kralin. Kur e dëgjuan batutën, qytetarët u frikësuan, duke e lënë të kuptohej qartë.

PJESË NGA BISEDA:

Rama për Redian Kralin: Ne kemi të metat tona sa të duash, ta dini ju sa herë e rraf këtë unë.
Qytetarët: Joooo! Fitore Redi.
Rama: Nuk ka nevojë jo, se ai që të rreh të do. E para nuk e rrah aq shumë sa thashë. E treta, e rrah po e rrah me fjalë në telefon se dua të rrijë edhe më shumë në këmbë. Të bëjë edhe më shumë punë. Të mos i rrëshqasi asnjë mi me mustaqe. Kur marr ankesa nga njerëzit, nuk mërzitem me njerëzit por me këta. Si t'ja bëjmë që më të mirë se ky nuk kemi këtu?

edi rama redian krali zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll